×
  • Lajme
  • Lajme

    Vijnë autorët e ekspertizës për vdekjen e Astrit Deharit, familja dhe Tomë Gashi paraqiten në Polici

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Tomë Gashi, avokat i familjes së aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, është paraqitur sot në Policinë e Kosovës në Prishtinë, së bashku me prindërit e Astrit Deharit, ku do të marrin pjesë në punën e planifikuar me ekspertët e Qendres Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore në Zvicër- Lausanne, të cilët do të sqarohen lidhur me ekspertizat e tyre të datës 14 qershor 2019 dhe 9 shtator 2019 në lidhje me rastin Dehari.

    Ndonëse e kritikoi Prokurorin e Shtetit, Gashi i është përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në takimin me ekspertët zviceranë të mjekësisë ligjore që dhanë ekspertizën e tyre për vdekjen e Astrit Deharit.

    “Në kërkim të drejtësisë!”, ka shkruar Gashi mbi fotografinë me prindërit e Astrit Deharit.

    Para katër ditësh, kur iu bë ftesa, Gashi ngriti dyshime për rikontruimin e vendit të vdekjes së Astrit Deharit, duke kritikuar Prokurorinë.

    “Dy jav me heret ne Qendren e Paraburgimit ne Prizren aty ku e vran Astrit Deharin bejne fshehurazi rikonstruimin e vendit te ngjarjes pa prezenc te Avokatit te familjes Dehari. Ne nuk dijm qka ka bere Prokuroria dhe te tjerert ne qelin A3 , ku e mbajten 78 dit Astritin pa e marr ne pytje asnji her zyrtarisht.!? Tani na ftojn te marrim pjese ne punen me expert zviceran qe do te japin sqarime lidhur me expertizat e tyre qe e vertetuan vrasjen e Astriti ne burg. Une ju besoi experteve Zviceran por ketyre tanve aspak!
    A po fsheh Prokuroria diqka ?”, kishte shkruar Gashi.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar nga autoritetet serbe, pas ndalesës që iu bë një ditë më parë në...
    Lajme18 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet lokalisht të ketë...
    Lajme18 Prill 2024
    Mosmbajtja e zotimeve të kryeministrit, Albin Kurti, ndaj bashkësisë ndërkombëtare është shkaku që draft-statuti i Asociacionit duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Një vizitë njëjavore jashtë vendit te familjarët për festën e Bajramit, përfundoi e hidhur për Burim Kastratit nga Gjilani.Në mëngjesin e 17...
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, pas bllokimit në kufi me Serbinë të mbi 1500 shtetasve kosovarë, tha në se këto veprime nga...
    Lajme18 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje votoi për rekomandimin e anëtarësimit të Kosovës. Tani për këtë vendim...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria Coudenhove-Kalergi. Për këtë ka reaguar edhe bashkëshorti i saj, Prindon...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Lajme18 Prill 2024
    Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutaş, do të marrë pjesë në stërvitjen e Forcave të Armatosura Serbe ‘’Whirlwind 2024’’, Peshter. Pjesëmarrja e tij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.