[wp-story]

Lajme

Vijat e kuqe për PDK-në, AAK-në dhe Nismën

Vijat e kuqe për PDK-në, AAK-në dhe Nismën
14:53 | 23 Korrik 2019

Partitë politike në Kosovë kanë nisur të bëhen gati për zgjedhje të reja. Sikurse opozita, ashtu edhe subjektet që janë në pushtet kanë nisur t’i bëjnë kalkulimet e tyre për koalicione parazgjedhore. Disa prej subjekteve tashmë kanë vendosur edhe vijat e kuqe sa u përket koalicioneve, shkruan Gazeta ‘Zëri’. 

Teksa ka folur për vijat e kuqe që ka LVV-ja, Ismajl Kurteshi ka thënë se partitë që aktualisht janë në pushtet nuk duhet pranuar koalicion me LVV-në.

“Subjektet të cilat tanimë po përshëndeten me pushtetin janë përgjegjëse për shumëçka që ka ndodhur në Kosovë. Për ta ndryshuar formën e qeverisjes këto subjekte nuk do të duhej të ishin në koalicionin e ardhshëm qeverisës”, ka theksuar Kurteshi për ‘Zërin’.

Ndërkohë nënkryetarja e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina, ka thënë se PSD-ja do t’i shikojë mundësitë që të garojë me ndonjë partneritet të mundshëm ose jo, ndonëse një gjë e tillë nuk është vendosur akoma.

“Ky është një vendim që duhet ta marrin strukturat e partisë dhe ne gjatë kësaj jave do të kemi takime intensive edhe brenda strukturave. Por besoj që do t’i shohim mundësitë edhe për ndonjë partneritet të mundshëm me subjektet me të cilat mund të garojmë bashkë ose jo, por nëse do të shkojmë si të vetëm ose me koalicion me ndonjë subjekt tjetër është një vendim që e marrin strukturat”, ka nënvizuar ajo, teksa ka shtuar se PSD-ja ka vijë të kuqe vetëm për PDK-në.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera