Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vihet gurthemeli i sallës sportive në shkollën “Pandeli Sotiri” në Obiliqi

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Është vënë sot gurthemeli për ndërtimin e sallës sportive në shkollën fillore “Pandeli Sotiri” në komunën e Obiliqit dhe një aneks shkollor në shkollën “Naim Frashëri” në Breznicë të kësaj komune.

    Në vënien e gurthemelit mori pjesë edhe i pari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi si dhe drejtori i shkollës ‘Pandeli Sotiri, Bedri Neziri.

    Gashi ka thënë se i gjithë projekti kap koston prej 247mijë e 535 euro dhe se e gjithë puna pritet të zgjas 120 ditë. Ai ka treguar edhe për nevojën që shkolla ka pas për një sallë të edukatës fizike.

    Gashi: Ka qenë e domosdoshme që shkolla të ketë zhvillim të aktiviteteve fizike

    “Sot vendosëm edhe gurë themelin e ndërtimit të sallës së edukatës fizike në shkollën ‘Pandeli Sotiri’ , është projekt qe do të zgjatë 120 ditë dhe vlera në total e tije është 247 mijë euro përafërsisht shpresojmë që të realizohet sa ma shpejt dhe të kompletohet edhe shkolla me një infrastrukture shtesë që e ka pa pas shumë të domosdoshme që ta ketë zhvillimin e aktiviteteve fizike”, deklaroi Gashi.

    Ndërsa, drejtori i shkollës ‘Pandeli Sotiri’, Bedri Neziri ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për kryetarin Gashi.

    Ai ka cekur se shkolla ‘Pandeli Sotiri’ është një shkollë model sa i përket komunës së Obiliqit dhe se pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia u premtua që me gjithë investimet edhe cilësia në këtë shkollë nuk do të mungojë.

    Neziri: Pavarësisht situatës, premtoj që do të ketë cilësi dhe ngritje të mësimdhënies

    “Po bëjmë përpjekje që pavarësisht situatës së pakëndshme po megjithatë ju premtojë që cilësia dhe ngritja e mësimdhënies falë teje kuptohet edhe njerëzve që të kanë përkrahë kemi ardhur në këtë gjendje që me të vërtet edhe na ta tregojmë veten si shkollë. Edhe njëherë ju jam falënderues dhe ju jam mirënjohës të gjithë atyre që e kanë filluar punën”, tha Neziri.

    Po ashtu sot u vu edhe gurthemeli i një aneksi shkollor ne Breznicë të kësaj komune përkatësisht shkollës fillore “Naim Frashëri” ku do të përfitojnë nxënësit që nga dy orare mësimi të mbahet vetëm me një orar.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme08 Qershor 2023
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar partitë opozitare për reagimet e tyre ndaj situatës politike në Kosovë. Limaj ka vënë...
    Lajme08 Qershor 2023
    Deputeti i PDK-së dhe ish-komandanti i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka gabuar që...
    Lajme08 Qershor 2023
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith, tha se mbeten të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës duke shtuar...
    Të tjera
    Lajme08 Qershor 2023
    Deputeti i VV-së Armend Muja nuk ka pranuar se ka përplasje mes Kosovës dhe aleatëve kyç, SHBA-së dhe BE-së sa i përket...
    Vip08 Qershor 2023
    Xhuli, ditët e fundit po kalon pushimet në Turqi. Por, me postimin e fundit të Atdheut, u kuptua se edhe ai është...
    Lajme08 Qershor 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është kryetari i parë që nuk e ka përjashtuar mundësinë e parë që...
    Lajme08 Qershor 2023
    Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ka thënë se nëse diçka ndodhë në Kosovë, situata mund të eskalojë shpejt. E para e shtetit...
    Lajme08 Qershor 2023
    Nisma e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për ta rrëzuar Qeverinë Kurti II nuk duket se po merr përkrahje nga partitë tjera...
    Bota/Rajoni08 Qershor 2023
    Ditën e sotme është publikuar lista e vendeve më pak të lumtura në botë. Sipas “indeksit të mjerimit” vjetor, varfëria, inflacioni dhe...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.