×
  • Lajme
  • Lajme

    Vidhnin në mënyrë të organizuar në rajonin e Dukagjinit, arrestohen nëntë persona në Pejë

    FrontOnline
    15 Janar 2021

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka njoftuar se ka arrestuar nëntë persona,  të dyshuar për kryerjen e mbi 20 rasteve të vjedhjeve.

    Policia bën të ditur se të dyshuarit janë grup i organizuar dhe janë udhëhequr nga dy persona, ata janë nga fshatrat e Pejës dhe Istogut.

    “Gjatë muajve, tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, ky grup i të dyshuarve ka pranuar se ka kryer mbi 20 vjedhje të rënda, në fshatin Vitomiricë, Komuna Pejë, ku kryesisht janë thyer shtëpi te pa banuara, me pronarë që jetojnë jashtë Kosovës. Nga këto shtëpi ata kanë vjedhur sende te ndryshme siç janë televizorë, llaptop, mjete të punës, makina për kositje të barit, pajisje te kuzhinave, ndërsa gjitha mjetet e vjedhura ishin bartur me vetura qe kanë marr me qira ( Renta a Car). Në numrin prej 20 shtëpive që të dyshuarit kanë hyrë me forcë, në 6 raste prej tyre, nuk kanë vjedhur asgjë, pasi qe edhe ata vetë e kanë pranuar se kanë pasur për qellim të vjedhin te holla, ari dhe sende tjera te vlefshme, mirëpo nuk kanë gjetur. Njëjte kanë deklaruar edhe ankuesit e këtyre rasteve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Për më shumë, njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

    Njësiti i hetimeve te Stacionit Policor-Pejë, pas një punë operativo hetimore lidhur me disa raste Vjedhje të Rënda, që kanë ndodhur në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor te vitit 2020, kryesisht vepra këto të kryera në fshatin Vitomiricë, Brestovik, Cigë dhe në qytetin e Pejës, ka identifikuar dhe arrestuar një grup prej 7 (Shtatë) personave te dyshuar, të organizuar mirë qe kanë kryer këto vjedhje në bashkë kryerje. Të dyshuarit janë grup i organizuar dhe i udhëhequr nga dy persona, të cilët janë nga fshatrat e Komunës se Pejës dhe Istogut.

    Në mesin e muajit Janar 2020 në Pejë respektivisht ne rrugën Gani Kelmendi, të dyshuarit e arrestuar kanë pranuar se kanë vjedhur 150 shtylla të metalit nga një Objekt në ndërtim e sipër, 140 Bllazhujka, 4 kubik shtafne (shtylla te drurit) që shërbejnë për kulm të objektit dhe mjete tjera te punës. Ky grup i të dyshuarve i ka vjedhur këto sende te lartshënuara dy here gjatë muajit Janar, duke i bartur sendet me veturë te marrur me qira (Renta a Car), dhe për këto vjedhje janë iniciuar 2 (dy) raste të vjedhjeve te rënda. Pasi që janë identifikuar dhe arrestuar, tek të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar shtyllat e metalit tek një i dyshuar tjetër nga fshati Zallq, Komuna Istog, i cili i ka blerë shtyllat nga te dyshuarit. Shtyllat i kthehen viktimës në pronësi. Në këto dy vjedhje te rënda kanë marr pjesë grupi i të dyshuarve te cilët janë organizuar që të kryejnë vjedhjet në pronën e viktimës.

    Më datë 24.12.2020, i njëjti grup i te dyshuarve në fshatin Vitomiricë në shtëpinë e viktimës, kanë vjedhur 12 dritare të plastikes, të cilat 6 prej tyre ishin të montuara ndërsa të tjerat i kanë marrur në korridorin e shtëpisë. Te dyshuarit kanë pranuar se i kishin vjedhur dritaret dhe të njëjtat ia kanë shitur një personi tjetër nga fshati Zallq, Komuna Istog. Dritaret e vjedhura janë gjetur tek blerësi dhe te njëjtat janë konfiskuar dhe i janë kthyer pronarit legjitim në pronësi.

    Në muajin tetor të vitit 2020 ky grup i te dyshuarve në fshatrat Cigë dhe Brestovik, Komuna Pejë, kanë kryer 5 (Pesë) vjedhje te rënda, ku në të gjitha rastet kanë thyer shtëpia të pa banuara dhe kanë vjedhur mjete të punës si: TV, Llap top e 5 biçikleta. Të dyshuarit në bashkëveprim kanë pranuar se i kanë kryer këto vepra penale dhe nga sendet e vjedhura janë gjetur 3 biçikleta tek njeri i dyshuar në fshatin Zallq, Komuna Istog, të cilat ishin të çmontuara dhe nga i dyshuari shiteshin në një hekurishte në Istog.

    Gjatë muajve, tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, ky grup i të dyshuarve ka pranuar se ka kryer mbi 20 vjedhje të rënda, në fshatin Vitomiricë, Komuna Pejë, ku kryesisht janë thyer shtëpi të pa banuara, me pronarë qe jetojnë jashtë Kosovës. Nga këto shtëpi ata kanë vjedhur sende të ndryshme siç janë televizorë, llaptop, mjete të punës, makina për kositje te barit, pajisje të kuzhinave, ndërsa gjitha mjetet e vjedhura ishin bartur me vetura qe kanë marr me qira ( Renta a Car). Në numrin prej 20 shtëpive që të dyshuarit kanë hyrë me forcë, në 6 raste prej tyre, nuk kanë vjedhur asgjë, pasi që edhe ata vetë e kanë pranuar se kanë pasur për qëllim të vjedhin te holla, ari dhe sende tjera të vlefshme, mirëpo nuk kanë gjetur. Njëjte kanë deklaruar edhe ankuesit e këtyre rasteve.

    Të dyshuarit kanë pranuar shumicën e veprave qe i kanë kryer dhe te njëjtit, pas intervistimit me urdhër të Prokurorit te shtetit janë ndaluar për 48 orë fillimisht, e pastaj janë dërguar para Gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore-Pejë.

    Gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, 6 prej tyre, ndërsa njërit prej tyre i ka caktuar masë alternative që të mos e lëshoj vendin. Dy personat e tjerë të dyshuar që kanë blerë sendet e vjedhura, Prokurori i shtetit i ka liruar në procedurë te rregullt.

    Njësiti i hetimeve te Stacionit Policor-Pejë është duke mbledhur dhe grumbulluar dëshmi tjera që ndërlidhen me vjedhjet e rënda që dyshohet se i kanë kryer ky grup i organizuar me qëllim të zbulimit të rrethanave të këtyre rasteve.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.