Një grabitje ka ndodhur sot në një bankomat në një nga qendrat tregtare në lagjen Veternik në Prishtinë.
Front Online merr vesh nga burime të veta se cak ishte përsëri banka BKT.
Kjo është hera e 3 radhazi brenda pak muajve.
Ndryshe personat e dyshuar për t’i ikur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri ku mbeti i plagosur polici.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 05:30 është pranuar informata për një tentativë grabitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë. Me të marrë informatën policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tregoi Borovci.