Gjuha:
×
  • Kronika
  • Kronika

    Vidhet kasaforta me rreth 8 mijë euro në Fushë Kosovë

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Persona të panjohur kanë vjedhur një kasafortë me 7 mijë e 848 euro në një institucion mikrofinanciar në Fushë Kosovë.

    Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fushë Kosovë, njofton policia në raportin 24 orësh.

    “Raportohet se persona të panjohur sipas ankuesit kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kanë qenë 7,848.00 €. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori kujdestar”, ka bërë të ditur policia.

    Ndërkohë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për Express se vjedhja ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

    Më datë 15.11.2020 rreth orës 03:00 është raportuar për një vjedhje të rëndë të ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë. Bazuar në rezultatet e para të ekzaminimit si dhe veprimeve të tjera hetimore, janë ngritur dyshimet se nga aty është vjedhur një kasafortë në të cilën ka pasur një vlerë të konsiderueshme të parave kesh”, ka deklaruar Borovci.

    Ai ka bërë të ditur se në koordinim të veprimeve hetimore me prokurorin e shtetit, policia ka iniciuar dhe po vazhdon të hetojë këtë rast si vjedhje e rëndë./

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Kronika21 Mars 2023
    Një person në Lipjan është shoqëruar në polici pasi i janë sekuestruar substance narkotike. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës. ”Policia e...
    Kronika21 Mars 2023
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, pasi që tek i njëjti kanë gjetur substanca narkotike. “Policia e rajonit të...
    Kronika21 Mars 2023
    Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës në familje në Gjakovë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka komentuar për herë të parë dorëheqjen e Shqipe Mjekiqit nga pozita e nënkryetares...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Deputetët në Ugandë kanë miratuar një projekt-ligj të diskutueshëm anti-LGBTQ+, i cili do t’i bënte aktet homoseksuale të dënueshme me vdekje, duke...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    Pas edhe një vizite tjetër në Washington dhe aktiviteteve të shumta diplomatike që kanë pasur në Kongres dhe Senat, përfaqësuesit politikë të...
    Lajme21 Mars 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për Planin Evropian, deklaroi se asnjë kryeministër s’ka bërë kaq dëm sikur...
    Vip21 Mars 2023
    Sonte në “prime” u komentua loja e Kiarës brenda “BBVA”, ku disa prej banorëve u shprehën që ajo ka arritur deri këtu...
    Bota/Rajoni21 Mars 2023
    5 deputetë të Kuvendit në Shqipëri do të lënë mandatin e ligjvënësit për të garuar në elektoralet e 14 majit për kryetar...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.