×
  • Lajme
  • Lajme

    Videoja e VV-së, Ymeri: Po e bëjnë për ta maskuar luftën me sindikatat

    FrontOnline
    03 Tetor 2022

    Analisti Visar Ymeri, teksa ka komentuar videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se e njëjta është bërë për ta maskuar luftën e vetë të cilën po e bën Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Sipas tij, e vetmja luftë me të cilët po bën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ajo me sindikatat dhe mësimdhënësit.

    “Tërë kohën kur e dëgjon kryeministrin dhe të tjerët kur flasin, duke e mbrojtur Kosovën nga Serbia dhe që po e luftojnë krimin dhe korrupsionin dhe kjo përfshirë këtë video bëhet aq e madhe për ta maskuar luftën e vetë të cilën po e bën Qeveria e LVV-së, e ajo është lufta me sindikatat dhe mësimdhënësit”.

    Në emisionin “Debat plus”, në RTV Dukagjini, Ymeri ka theksuar se deri më tani, Kurti nuk ka bërë me askënd tjetër “luftë”.

    Sipas tij, duke i luftuar sindikatat dhe mësimdhënësit, Kurti me apo pa dashje po i ndihmon bankat private.

    “Deri më tash nuk kanë bërë luftë me askënd, pos me sindikatat, as me krimin në veri, as me oligarkët, as me strukturat paralele në Veri, as me ata që nuk e paguajnë rrymën në Veri, marrëveshje me Vucicin po bën, ndërkohë që luftën e vetme po e bën me njerëzit që e kanë 275 euro p.sh. një teknik në shkollë”, shtoi ai.

    “Një qeveri e majtë që e lufton sindikatën, mësimdhënësin që është relativisht i varfër në kushtet ekonomike dhe në këtë luftë po i ndihmon bankat private, me qëllim apo pa qëllim”, ka thënë Ymeri teksa shton se “kjo është e vërteta që videoja po mundohet ta fsheh”.

    Po ashtu, ai ka potencuar se mekanizmi kryesor i popullistëve është ndarja e shoqërisë në dysh.

    “Krejt të tjerët janë hajna vetëm VV është ajo që e lufton hajninë, kjo video këtë e thotë. Ky është efekti i parë, efekti popullist. Përmes këtij polarizimi, Kurti dhe qeveria duan të dalin në pah si ata shpëtimtarët që kanë gati si fuqi hyjnore që do ta ndreqin këtë vend”.

    “E dyta është një prej parimeve bazë të propagandës partiake, është që sa më e madhe është rrena aq më shumë njerëz e besojnë atë. Ne kemi dëgjuar prej se ka filluar greva e SBASHK-ut, edhe kryeministrin, po edhe eksponentët e qeverisë që i kanë thënë dy gjëra, këta kanë vjedh, këta janë të lidhur me këta hajnat dhe kjo nuk është grevë por bojkot sepse po duan të luftojnë shtetin dhe e treta Kurti ka thënë do ta shihni pas 2 apo 3 jave ku është problemi, se nuk është te arsimi hiç. Ai po do të tregojë se kam pasur të drejtë. Nuk paska qenë qëllimi rrëzimi i qeverisë, është dashur t’i dalin fjalët e kryeministrit, do të bëjmë diçka që ato të duken të vërteta”, përfundoi ai.

    Kjo video vjen në ditën kur grevat janë pezulluar dhe mësimi ka filluar, dhe ditë në të cilën Qeveria e Kosovës nuk ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit.

    “Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë, për 20 vite kanë qeverisur vendin. Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme, por praktikisht në një qëllim”, thuhet në postimin e tyre.

    Sipas tyre, opozita kishte vetëm një qëllim.

    “Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim, si korrupsion e si çka tjetër. Ishte vetëm një subjekt që s’ishte në anën e tyre, VETËVENDOSJE”, thuhet më tutje.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.