×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vetura godet protestuesit në ShBA, një i vdekur dhe një në gjendje kritike

    FrontOnline
    05 Korrik 2020

    Një persona ka vdekur dhe një tjetër është në gjendje të rëndë pasi një vozitës i goditi protestuesit me veturë në një rrugë në Seattle të Shteteve të Bashkuara.

    Summer Taylor, 24 vjeçe, vdiq të shtunën në mbrëmje në qendrën mjekësore Harborview, bëri të ditur zëdhënësja e këtij spitali, Susan Gregg.

    Taylor dhe Dizal Love, 32 vjeçe, u goditën nga një veturë që po lëvizte me shpejtësi të konsiderueshme drejt tyre dhe disa protestuesve të tjerë. Gruaja e lënduar është duke u trajtuar në sektorin e kujdesit intensiv, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Sipas raportit të policisë, vozitësi që i goditi protestuesit me veturë quhet Dawit Kelete. Protestuesja e lënduar ishte duke e incizuar protestën dhe duke e transmetuar drejtpërdrejt në Facebook për gati dy orë para se të goditej nga vetura.

    Vozitësi fillimisht arriti të ikte nga vendi i ngjarjes, por një protestues e ndoqi për më shumë se një kilometër dhe arriti ta ndalonte duke e vendosur veturën e tij para veturës së tipit Jaguar, e cila i kishte goditur dy protestueset.

    Autoritetet janë duke u munduar ta zbulojnë motivin e këtij veprimi. Policia ka thënë se nuk do të lejojë më prani të protestuesve në rrugën ku ndodhi incidenti.

     

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet i fortë. Sipas njoftimit...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Mashtrimi i nxitur nga trafikimi i qenieve njerëzore po shpërthen në Azinë Juglindore me rrjetet e krimit të organizuar që grumbullojnë rreth...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, i cili para gati dy dekadave kishte vizituar Kosovën. Ai ishte...
    Të tjera
    Vip28 Mars 2024
    Këngëtari dhe moderatori, Robert Berisha ka treguar aftësi edhe si fermer shumë i mirë. Ai së fundi është bërë pjesë e “Ferma...
    Lajme28 Mars 2024
    Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë. Në sallë ishin të...
    Opinione28 Mars 2024
    Nga: Albert Prenkaj Situata e re e krijuar me inkursionin ushtarak rus në Ukrainë dhe mundësia e derdhjes së konfliktit në Ballkan...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet i fortë. Sipas njoftimit...
    Vip28 Mars 2024
    Aludimet se banorët e BBV3 komunikojnë me të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës. Para pak kohësh, një video virale...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.