×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje sot dorëzon ankesën për votat e diasporës – shtyhet shpallja e rezultateve përfundimtare

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të gjashtë tetorit do të marrë edhe pak kohë. Kjo pasi që Lëvizja Vetëvendosje sot do të dorëzojë në Gjykatën Supreme edhe një ankesë sa i përket votave të diasporës. Kështu kanë konfirmuar nga kjo parti.

    Lëvizja Vetëvendosje po e sheh si përpjekje të kundërligjshme dhe të motivuar politikisht refuzimin për të numëruar në total votat e ardhura nga diaspora.

    Kjo pasi që 1806 fletëvotime të mërgatës nuk janë numëruar e për këtë çështje nga partia e Albin Kurtit janë ankuar edhe në PZAP.

    Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi ka thënë se me qëllim të kalkulimeve në prapavijë, po vonohet qëllimisht certifikimi i rezultateve përfundimtare.

    “Refuzimi për ta zbatuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme si nga SKQZ edhe nga PZAP, është qartazi përpjekje e kundërligjshme e motivuar politikisht dhe e koordinuar në mes tyre. Duke ju shërbyer interesave politike të palëve të ndryshme e kalkulimeve në prapavijë, po vonojnë qëllimshëm certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka shtuar ai.

    Vetëvendosje për këto vota ishte ankuar fillimisht në PZAP, derisa, nga ky organ kishin vendosur se e njëjta ankesë të refuzohet si e pabazuar.

    Pas refuzimit nga PZAP nga Vetëvendosje do të drejtohen në Gjykatë Supreme me këtë ankesë. Kështu kanë deklaruar nga partia e Albin Kurtit për Gazetën Express.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sa i përket mos numërimit të këtyre votave që kishin ardhur nga diaspora, ishte bazuar në vendimin e Gjykatës Supreme.

    “Duke u mbështetur në vendimin e Gjykatës Supreme, janë vlerësuar 4 mijë e 639 pako të supozuara me fletëvotime dhe në fund kemi 5 mijë e 882 pako me fletëvotime të individualizuara. Pas vlerësimit të tyre janë aprovuar 4 mijë e 670, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 212”, kishin deklaruar nga ky institucion.

    Sot gjatë ditës ndërkaq nga KQZ i kanë thënë Gazetës Express se rezultatet përfundimtare nuk mund të shpallen pa u përfunduar të gjitha çështjet e parashtruara në institucionet tjera.

    “Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund t’i shpall rezultatet përfundimtare sepse duhet të presim përfundimin e të gjitha çështjeve që mund të jenë parashtruar në institucionet tjera. Pra, para se të procedojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtare KQZ-ja kërkon konfirmim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar apo vendosur. Vetëm pasi të kemi këto konfirmime, KQZ-ja mund të shpall rezultatet përfundimtare”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

    Elezi tutje ka sqaruar edhe se me shpalljen e rezultateve përfundimtare nuk përmbyllet procesi zgjedhor.

    “Me shpalljen e rezultateve përfundimtare nuk përmbyllet procesi zgjedhor, pasi subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre lidhur me këto rezultate. Fillimisht ankesat mund të paraqiten në PZAP dhe në rast se ky institucion hedhë poshtë ndonjë ankesë, pala e pakënaqur mund të ankohet në Gjykatën Supreme. Ne gjithashtu duhet të presim vendimmarrjen e tyre, të veprojmë në përputhje me këto vendime, nëse e obligojnë KQZ-në, në mënyrë që pastaj të mund të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare. Në fund, pasi KQZ-ja merr vendim për certifikimin e rezultateve e njofton Presidentin e Republikës së Kosovës lidhur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, ka deklaruar Elezi.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Shkurt 2025
    Me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot i ka ndarë disa dekorata për familjet dhe personalitetet...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Në...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Luan Gacaferi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, në një postim skandaloz të publikuar së fundi, u gëzohet problemeve shëndetësore të ish-presidentit...
    Të tjera
    Lajme18 Shkurt 2025
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Konferenca e Munihut për Siguri la në margjina Ramën e...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, ka shkuar sot për vitizë në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë, ku është pritur...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Kosova dje më 17 shkurt i ka mbushur 17 vjet të shtetësisë. E me rastin e ditës së Pavarësisë, presidentja Vjosa Osmani,...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Rezultati zgjedhor i 9 shkurtit do ta ndërlikojë formimin e institucioneve të reja. Arben Gashi që ishte shef i Grupit parlamentar të...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka folur lidhur me atë se çka kishte ndodhur me faqën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbrëmjen e 9...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka folur lidhur me atë se çka kishte ndodhur me faqën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbrëmjen e 9...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.