[wp-story]

Lajme

Vetëvendosje e LDK nisin bashkëpunimin në Prizren

Vetëvendosje e LDK nisin bashkëpunimin në Prizren
21:51 | 17 Dhjetor 2019

Edhe më shumë se dy muaj nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare, dy partitë e para që populli ia besoi votën, s’po arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Ani pse Albin Kurti dhe Isa Mustafa, kanë realizuar disa takime, ende s’kemi një marrëveshje.

Për programin qeverisës VV dhe LDK u pajtuan qysh në fillim, por posti i presidentit ështe ai që po lë koalicionin në “ngërç”.

Por, disponim i mirë megjithatë shihet në Prizren.

Është kryetari i kësaj komune që vjen nga VV, Mytaher Haskuka, ai që ka postuar një fotografi me Anton Qunin, kryetar i degës së LDK-së në Prizren, ku të dy shihen të relaksuar.

“Bashkëpunimi ka fillu në Prizren, shpresojmë që shembulli jonë të ndjeket edhe në Prishtinë”, ka shkruar Haskuka përbri fotografisë.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera