[wp-story]

Lajme

Vetëvendosje do të mbajë përgjegjësi nëse nuk zbardhet rasti Dehari, thotë Molliqaj

Vetëvendosje do të mbajë përgjegjësi nëse nuk zbardhet rasti Dehari, thotë Molliqaj
22:06 | 17 Dhjetor 2019

Kryetari i ri i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se pasi Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e 6 tetorit, kjo parti do të mbajë përgjegjësi nëse nuk zbardhet rasti i vdekjes së aktivistit të saj, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit tre vjet më parë.

Ai ka thënë se pasi që Vetëvendosje do të bëjë qeverinë, ajo e ka në përgjegjësi, përmes “institucioneve të çkapura”, të zbardhë këtë rast.

“Ishte e pashmangshme se si është sjellë partia karshi këtij rasti, sepse janë populistë. Astriti ishte aktivisht i jashtëzakonshëm dhe i shkëlqyeshëm. Jeta e tij u humb në përgjegjësinë e shtetit. Pa të drejtë. Tashmë kemi një institut kredibil që ka bërë raport, e institucionet e çkapura sepse kemi qeveri të re shumë shpejt e kanë detyrë të merren me të. VV-ja do të mbajë përgjegjësi sepse është në qeveri”, ka thënë ai në KTV.

Sipas Molliqajt, Vetëvendosje “për të bërë pushtetin për vete, harroi që në kohën e vdekjes së Astrit Deharit qeverinë e udhëhiqte LDK-ja, me të cilën po bisedon tash për të formuar qeverinë”.

“Shpresoj shumë, por s’jam optimist shumë, sepse edhe këta janë si LDK-ja që flet shumë për vrasjet e pasluftës e s’bën asgjë edhe pse kishte shumë gjëra në duar. Rasti i Deharit është përgjegjësi ekskluzive e institucioneve të Kosovës, jo vetëm PDK-së, por edhe LDK-së, por kjo u harrua për të bërë pushtetin për vete. Kanë përgjegjësi jo vetëm morale, në raport me të, familjen, rrethit, por ndaj një momenti kyç për drejtësinë për ta zbardhur këtë rast. Duhet të zbardhim rastin nga institucionet e pavarura e të ketë vendim meritor e të gjithë palët të cilat kanë ndjeshmëri për këtë rast të marrim shpërblim në kuptim emocional”, ka përfunduar ai.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera