×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje dhe LDK heshtin për arrestimet e Speciales në OVL të UÇK

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    Partia e Albin Kurtit dhe ajo e Isa Mustafës nuk e kanë thënë asnjë fjalë për arrestimet e dy udhëheqësve të Shoqatave të Veteranëve të Luftës së UÇK’së. Para disa ditësh, ish-Kryeministri Kurti akuzoi Presidentin se po prodhon filma të lodhur me spektaklin e dosjeve të Speciales.

    Partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lëvizja e Albin Kurtit, nuk e ka thënë asnjë fjalë për aksionin e Gjykatës Speciale në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së ku u arrestuan Hyseni Gucati e Nasim Haradinaj.

    Nuk ka reaguar as Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i cili ka qenë pasluftës Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e përkohshme të pasluftës.

    Sikurse Vetëvendosje ka vepruar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, partia kryesore që ka formuar Qeverinë e fundit. Asnjë fjalë s’e ka thënë as Kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka thënë se s’jep komente për çështje të drejtësisë.

    Zyrtarët e AAK’së, PDK’së dhe NISMA’s kanë reaguar pas aksionit të fundit të Speciales, e cila prangosi zyrtarët veteranëve.

    Gjykata Speciale nisi arrestimet e para në Kosovë duke prangosur deri tash tre ish-zyrtarë të UÇK’së. I pari ishte Salhi Mustafa, Shef i Njësisë BIA të UÇK’së, me akuzën se ka vrarë gjashtë persona gjatë luftës.

    OVL e UÇK’së u përfshi në publikimin e dosjeve të ardhura nga Specialja. Këto dokumente janë shpërndarë edhe nëpër disa media, kryesisht nga Shqipëria, nisën të publikonin këto dokumente. Aty, jepeshin detaje për pretendimet e Prokurorisë lidhur me krimet e pretenduara gjatë luftës.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Maj 2025
    Sot rreth orës 21:00 në rrugën ‘C’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori....
    Lajme11 Maj 2025
    Dy persona kanë raportuar në polici, se derisa janë takuar me 24-vjeçarin A.T., të cilit ia kanë dhënë një pistoletë për t’ia...
    Lajme11 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale nga Prizreni. Në një postim të bërë nga partia e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha e ka quajtur Baton Haxhiun, ‘gënjeshtar të gatshëm’ të Edi Ramës, shkaku i exit pollit të publikuar nga Albanian Post,...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Një nuse e veshur me fustan të bardhë ka vendosur të votojë në ditën e saj të dasmës në një qendër votimi...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Sali Berisha nga Partia Demokratike u shpreh i ashpër me gazetarin Baton Haxhiu, pasi exit polli i tij nxori PD-në në vendin...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Analisti Baton Haxhiu shprehet me bindje në “Opinion” se fitues në këto zgjedhje është Edi Rama, si udhëheqës i Partisë Socialiste e...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është i gatshëm të takojë presidentin rus Vladimir Putin “personalisht” në Stamboll të enjten për bisedime...
    Bota/Rajoni11 Maj 2025
    Ka përfunduar edhe zyrtarisht votimi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, me Exit Pollet që e tregojnë Partinë Socialiste fituese. Komisioneri Shtetëror i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.