Lëvizja Vetëvendosje kërkon sqarim për pretendimet se janë fshirë dokumente të prokurimit nga sistemi elektronik i Policisë.Ata e shohin si shqetësues faktin që kjo ngjarje ka ndodhur në Polici, përcjellë Gazeta Blic.Vetëvendosja në kërkesën e tyre kanë pyetur se a janë fshirë dokumentet? Për çfarë dokumente konkretisht bëhet fjalë dhe me çfarë kontrata kanë të bëjnë këto dokumente të fshira?
Kjo parti ka kërkuar edhe sqarime për funksionimin e Departamentit të Prokurimit në kuadër të Policisë së Kosovës.
Ky është postimi i tyre i plotë:Sot, deputetja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryetarja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, znj. Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, ka dërguar kërkesë për sqarime me shkrim lidhur me çështjen e fshirjes së dokumenteve të prokurimit nga sistemi elektronik i Policisë së Kosovës.
Në media është raportuar se janë fshirë dokumente të rëndësishme të prokurimit nga sistemi i brendshëm elektronik i Policisë së Kosovës, PRIMS. Për shkak të fshirjes së këtyre dokumenteve raportohet se kanë filluar hetimet, kurse drejtoresha e Prokurimit në Polici ka dhënë dorëheqje.Marrë parasysh faktin që një gjë e tillë ka ndodhur brenda Policisë së Kosovës, një institucioni detyrë e së cilit është pikërisht luftimi i keqpërdorimeve dhe veprimeve të jashtëligjshme, e bën një veprim të tillë shumëfish më shqetësues.Nisur nga përgjegjësia që ka Ministria e Punëve të Brendshme, kemi kërkuar sqarime lidhur me këtë rast. Përkatësisht, a janë fshirë dokumente të prokurimit nga Sistemi i brendshëm elektronik i Policisë së Kosovës, PRIMS? Për çfarë dokumente konkretisht bëhet fjalë dhe me çfarë kontrata kanë të bëjnë këto dokumente të fshira? Poashtu, informacione të detajuara lidhur me funksionimin e Departamentit të Prokurimit në kuadër të Policisë së Kosovës, respektivisht sfidat dhe problemet me të cilat është përballur ky departament.

Të tjera
-
17:56 | 16 Maj 2022
-
17:36 | 16 Maj 2022
-
17:25 | 16 Maj 2022
-
17:18 | 16 Maj 2022
-
16:57 | 16 Maj 2022
-
16:50 | 16 Maj 2022
-
16:48 | 16 Maj 2022
-
16:45 | 16 Maj 2022
-
16:35 | 16 Maj 2022
-
16:24 | 16 Maj 2022
-
16:18 | 16 Maj 2022
-
16:15 | 16 Maj 2022