Përveç reshjeve të shiut dhe borës që kanë shkaktuar edhe vërshime, moti i ligë në komunën e Podujevës të dielën gjatë natës është përcjell edhe me vetëtimë dhe goditje rrufesh.
Një rrufe e fuqishme ka goditur palestrën e sporteve “Anauri” në Peran, duke e rrënuar mbi 50 për qind të këtij objekti.
Në momentin kur është goditur nga rrufeja në palestër kishte sportistë duke kryer aktivitete sportive, por për fat të mirë askush nuk ka pësuar.