×
  • Lajme
  • Lajme

    Veteranët të pakënaqur me autoritetet: Miratojnë Specialen por s’merren me krimet serbe

    FrontOnline
    06 Mars 2021

    Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bënë homazhe pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe të rënëve të tjerë në marsin e 1998-s.

    Faton Klinaku, i cili po ushtron funksionin e kryetarit të kësaj organizate, shprehu edhe pakënaqësitë e tij rreth drejtësisë së munguar për krimet serbe të kryera në Kosovë gjatë luftës së fundit duke akuzuar autoritet vendase dhe ato ndërkombëtare për fshehje dhe montim të provave.

    Ai tha se ditët si këto iu kujtojnë vuajtjet, sakrificat dhe përpjekjet e vazhdueshme të popullit shqiptar të Kosovës për t’u çliruar nga pushtuesi në Kosovë.

    Klinkaku: Askush nuk merret me zbulimin e krimeve serbe

    “Sot na kujtohen vuajtjet, sakrificat dhe përpjekjet e vazhdueshme gjatë historisë që populli shqiptar i ka bërë për t’u çliruar nga pushtuesi serb. Këtu çdoherë si veteranë të luftës që jemi, si organizatë e veteranëve të luftës, vijmë dhe kur e shohim këtë vend dhe kur i shohim këto varreza, që në mesin e tyre ka edhe fëmijë, na kujtohen edhe shumë gjëra të tjera që pushtuesi ka bërë si maskara, krime dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar dhe neve nuk jemi të kënaqur sidomos me organet tona shtetërore të cilat nuk merren me zbulimin dhe ndjekjen e gjykimin e krimeve të luftës që i ka shkaktuar Serbia në Kosovë por fatkeqësisht si organe shtetërore kanë miratuar gjykata të ndryshme siç është ajo Speciale”, u shpreh Klinaku.

    Veteranët janë të pakënaqur edhe me ndërkombëtarët duke i akuzuar për montim të provave në kohën e UNMIK-ut dhe tani të EULEX-it.

    Ai ka ftuar për krijimin e një gjykate vendore e cila do të merret me krimet serbe, pasi siç tha ai, Gjykata Speciale është duke ndjekur luftën e UÇK-së dhe do të montojë provat njëjtë siç kishte bërë Tibunali i Hagës dikur.

    Klinaku: Të krijohet një gjykatë vendore dhe të intensifikohet ndjekja e krimeve serbe

    “Edhe në kohën e UNMIK-ut e ELUEX-it gjithmonë kjo pseudo drejtësia ndërkombëtare ka bërë montime edhe te provave të ndryshme dhe nuk i ka ndjek fare krimet e luftës që i ka bërë pushtuesi serb dhe është mirë që të vetëdijesohen organet tona shtetërore, të gjithë, edhe partitë politike, të vetëdijesohen dhe të krijojnë një gjykatë vendore apo të intensifikojë ndjekjen e krimeve të pushtuesit serb në Kosovë sepse Gjykatën Speciale që këta e kanë miratuar është vetëm duke ndjekur luftën tonë të UÇK-së dhe kjo gjykatë do të merret me shpifje dhe montime të provave siç i ka bërë UNMIK-u, EULEX-i por edhe Tribunali i Hagës”, deklaroi Klinaku.

    Ndryshe, sot në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që njihet si Dita e Dëshmorëve, po bëhen homazhe në të gjitha komplekset memorialë në të gjithë vendin.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka goditur opozitën lidhur me investimet për blerje të sistemeve të armatimit, ku ka thënë se...
    Lajme29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Lajme29 Mars 2024
    Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i...
    Të tjera
    Kronika29 Mars 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë se sipas tij, një i dyshuar, i njohur për ankuesin, dyshohet se ia ka vjedhur vetën e...
    Kronika29 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj katër personave....
    Kronika29 Mars 2024
    Një grua ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, ka hyrë një person i dyshuar me...
    Kronika29 Mars 2024
    Është arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për përgatitje të veprës penale “vrasje e rëndë”. Sipas raportit policor, i dyshuari me...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.