×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vetëm një gabim, Qeveria e këtij shteti jep dorëheqje

    FrontOnline
    15 Janar 2021

    Qeveria e kryeministrit holandez, Mark Rutte, ka dhënë dorëheqje pasi mijëra familje u akuzuan gabimisht se kanë marrë mjete financiare për fëmijët dhe nga to u kërkua që t’i kthejnë të hollat.

    Deputetët holandezë deklaruan se këto familje u lanë anash nga zyrtarët për taksa, politikanët, gjykatësit dhe shërbyesit civilë. Shumë prej të prekurve nga ky veprim i qeverisë ishin me prejardhje të huaj dhe qindra soll u përballën me vështirësi ekonomike.

    Pas këtij skandali, kryeministri Rutte ia dorëzoi dorëheqjen mbretit. “Njerëzit e pafajshëm janë kriminalizuar dhe jeta e tyre është shkatërruar”, tha ai para gazetarëve, duke shtuar se përgjegjësia për atë që ka shkuar keq bie mbi kabinetin e tij, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

    Qeveria e dorëhequr do të vazhdojë të mbetet në pushtet deri në mars, kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Sidoqoftë, ministri i Ekonomisë ka dhënë dorëheqje me efekt të menjëhershëm për shkak të rolit të tij në këtë skandal.

    Kjo nuk është hera e parë që një qeveri holandeze jep dorëheqje kolektivisht. Në vitin 2002, kabineti qeveritar i asaj kohe kishte dhënë dorëheqje pas publikimit të një raporti që fajësonte ministrat dhe ushtrinë për parandalimin e masakrimit të myslimanëve në Srebrenicë në vitin 1995.

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...
    Të tjera
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij italian, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë...
    Vip29 Mars 2024
    Sipas një video që po qarkullon në rrjet, reperi Sin Boy është sulmuar brutalisht nga disa persona të maskuar. Sin Boy ishte...
    Lajme29 Mars 2024
    Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, gjegjësisht Besnik Tahiri ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Kurti tashmë është dorëzuar dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë propozuar themelimin e një Komisioni Hetimor për financimin...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.