[wp-story]

Ekonomi

Vetëm në korrik kosovarët marrin 181.5 milionë euro kredi nga bankat në Kosovë

Vetëm në korrik kosovarët marrin 181.5 milionë euro kredi nga bankat në Kosovë
16:29 | 10 Shtator 2020

Gjatë muajit korrik 2020, niveli i kredive të reja të aprovuara ka shënuar vlerën e 181.5 milionë euro, vlerë kjo më e larta që prej krijimit të sistemit bankar në Kosovë, thonë nga Shoqata e Bankave të Kosovës.

Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës,Petrit Balija, tha se kjo vlerë rekorde e arritur e sektorit bankar është shënuar, megjithëse gjashtëmujori i parë i vitit 2020 ka rezultuar të jetë me sfida të mëdha nga goditja e rëndë e pandemisë globale COVID-19, duke rezultuar në pasoja të mëdha si për shëndetin e njerëzve ashtu edhe për sektorë të ndryshëm të ekonomisë, përcjell Klan Kosova.

Të dhënat e fundit tregojnë që krahas kreditimit të lartë bankat kanë aprovuar po ashtu një numër të konsiderueshëm të aplikacioneve për shtyrjen e pagesave të kredive në vlerë prej 1.5 miliard euro kështu duke krijuar fleksibilitetin e nevojshëm në ekonomi gjatë kësaj periudhe.

Norma mesatare efektive e interesit për kredi në Kosovë është 6.2%, normë kjo që është në mesataren e rajonit.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera