Nga 1.328 teste të kryera në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar vetëm dy raste pozitive me COVID-19.
Rastet janë nga qyteti i Gjilanit.
Gjatë kësaj periudhe, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkohë, janë shëruar 14 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 105.241.
Që nga fillim i pandemisë në Kosovë 107.655 persona ka rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 2.252 persona kanë vdekur.
Rastet aktive në vendin tonë janë 162.