×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm 6 % e mësimdhënësve testohen për Covid, nxënësve nuk u sigurohen as maskat

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Ministria e Arsimit ka vendosur që viti i ri shkollor në Kosovë të filloj më 14 shtator.

    Nga Ministria e Arsimit dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), janë shprehur të përgatitur për këtë fillim vit shkollor.

    Megjithatë, përkundër përgatitjeve të bëra, më shumë se gjysma e mësimdhënësve nuk janë testuar për virusin Covid-19, e as nuk janë në plan që të testohen

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),
    Rrahman Jashari në një prononcim për Front Online ka treguar se deri të hënën, kur edhe do të fillojë procesi mësimorë, do të testohen vetëm 1 mijë e 500 mësimdhënës në Kosovë, që sipas tij i bie 6 për qind e numrit total të mësimdhënësve.

    Ai ka thënë se kanë kërkuar që të gjithë punëtorët e arsimit të testoheshin nga institucionet mjekësore, mirëpo meqenëse Instituti i Shëndetit Publik ka edhe angazhime tjera me qytetarët, është parë që është e pamundur.

    “Instituti i Shëndetit Publik ka filluar të bëjë vlerësimet në komuna me mësimdhënësit që i kanë përzgjedhur. Besoj që deri në fund të kësaj jave ky numër i planifikuar do të jenë të testuar”, ka thënë ai.

    Jashari ka deklaruar se testimi i 1 mijë e 500 mësimdhënësve do të jetë vetëm si mostër për Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

    Përndryshe, ai është shprehur se shpreson që më vazhdimësi të ketë masa mbrojtëse në shkolla.

    “Për hir të përgatitjeve sa më të mëdha, me 27 gusht është bërë apel që të shqyrtohen mundësitë për tu shtyer viti shkollor. Informacionet që i kemi, flasin se janë bërë mjaftë angazhime për tu përgatitur sa më mirë. Besoj se të gjitha palët do t’i respektojnë këshillat dhe obligimet që i ka caktuar Instituti i Shëndetit Publik”, ka shtuar ai për Front Online.

    Nxënësit detyrohen që vetë t’i sigurojnë maskat

    Përkundër që është deklaruar se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e këtij viti shkollor, ka kritika për mungesën e pajisjeve mbrojtëse ndaj Covid-19.

    Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu gjatë ditës së sotme është shprehur se prindërit janë të obliguar që të sigurojnë maskën për fëmijët e tyre.

    Ajo ka thënë se institucionet po kujdesen për veten e tyre e jo për qytetarët.

    Ndërsa, Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti ka thënë për Front Online se furnizimi me materiale mbrojtëse për nxënësit është përgjegjësi e Komunave.

    Ai është shprehur se presin që të respektohen të gjitha masat mbrojtëse.

    “Nga e hëna ne presim që komunat në bashkëpunim me Ministrinë t’i kenë bërë të gjitha përgatitjet e duhura që të fillohet viti shkollor në rrethana të pandemisë, duke i pasur parasysh edhe materialet e nevojshme anti-Covid, ofrimin e maskave dhe dezinfektimin e distancën”, ka thënë ai.

    Reshiti ka folur edhe për furnizimin me libra, e cila ka qenë problematikë vit pas viti, me ç’rast ka uruar që të mos përballen me mungesë të tyre.

    “Uroj që të mos kemi probleme në mungesa të librave siç ka ndodhur në vitet e kaluara. Këto çështje i kemi ngritur që dy vite, kemi kërkuar që librat të bëhen gati shumë më herët. Duhet të mbahet evidencë e saktë se sa kanë nevojë shkollat për libra, e jo të ndodhë që në një shkollë librat e gjuhës angleze të mungojnë, e në shkollën tjetër të pajisen shtesë”, ka shtuar ai për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Shkurt 2025
    Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës si pjesëmarrës rë një rrjeti të shpërndarjes së drogës në Prishtinë.  Më urdhër të...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Analisti Lulëzim Peci tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Televizionin Dukagjini Mehmet Krasniqi, theksoi rëndësinë e stabilitetit...
    Të tjera
    Sport13 Shkurt 2025
    Tridhjetë ish-fitues të trofeut të Topit të Artë morën pjesë në një votim për të vendosur se kush është ‘Lojtari i Shekullit’,...
    Lajme13 Shkurt 2025
    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka thënë të enjten se në dy ditët e...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s kanë përfunduar takimin, i cili është fokusuar në shpenzimet e mbrojtjes dhe mbështetjen për Ukrainën. Për këtë...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Prezenca e tij ndihet në shtëpi edhe sot, kur kanë kaluar më shumë se 8 vjet nga vdekja e tij. Nëna e...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Autobusi me pasagjerë doli jashtë rrugës si pasojë e reshjeve të dendura të borës në zonën Genç të Turqisë, ku raportohet se...
    Vip13 Shkurt 2025
    Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber është shfaqur sërish në gjendje jo të mirë. Rrugëve të Los Anxhelosit, ai u pa i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.