Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në dalje të autostradës për Prizren.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Po, një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në dalje të autostradës”, tha shkurt Bytyqi.
Përveç aksidentit tragjik që ndodhi në afërsi të Prizrenit gjatë ditës ka ndodhur edhe një aksident tjetër me fatalitet në fshatin Carralevë. Si pasojë e këtij aksidenti, një tjetër person ka humbur jetën.
Policia dhe autoritetet kompetente janë duke hetuar rrethanat.