×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli viziton bizneset e prekura nga pandemia në Malishevë

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot bizneset e prekura nga pandemia në Malishevë.

    Në takimin e tij që kishte me shumë ndërmarrës në Tërpezë, kryetari Veseli ka shprehur pakënaqësinë e tij të madhe me neglizhencën e Qeverisë ndaj bizneseve gjatë pandemisë.

    Kryetari Veseli ka thënë se PDK-ja është aleate e biznesit dhe është për keqardhje trajtimi që dy qeveritë e fundit i kanë bërë atyre gjatë kësaj periudhe.

    “Sot jam me këtu me ju për t’u interesuar për gjendjen tuaj dhe për t’u konsultuar lidhur me veprimet që duhen bërë për të riparuar dëmet e pandemisë e për të dalë nga kriza aktuale. E di që jeni të lënë pas dore nga Qeveria dhe me të drejtë jeni të shqetësuar nga arbitrariteti i autoriteteve shtetërore.”, ka thënë kryetari Veseli.

    “Dera e Partisë Demokratike të Kosovës do të mbetet gjithmonë e hapur për ju si ndërmarrës sepse ju jeni motori që zhvillon ekonominë e siguron të ardhura për shumicën e familjeve të Kosovës.”, ka shtuar kryetari Veseli.

    Pas takimit me ndërmarrës, kryetari Veseli është ndalur edhe te pemishtja me pronar Qamil Hotin dhe pika e grumbullimit të qumështit me pronar Sami Krasniqin, në Carallukë.

    Gjatë kësaj vizite, kryetari Veseli ka thënë se sektori i prodhimit është më i rëndësishmi në vend dhe më i neglizhuari.

    “Politikanët e Vetëvendosjes që më së shumti janë thirrur tek mbrojtja e prodhimeve vendore i braktisën ata totalisht gjatë pandemisë. Jo vetëm që nuk i ndihmuan por edhe i dëmtuan duke hequr taksën pa asnjë kusht duke mundësuar vërshimin e produkteve të Serbisë të cilat janë të subvencionuara dhe i vendosin prodhimet vendore në konkurrencë të pandershme.”, ka thënë kryetari Veseli.

    “PDK-ja i jep vëmendje të veçantë sektorit të prodhimit sepse garanton më së miri rritjen e qëndrueshme të ekonomisë dhe hapjen e vendeve të punës. Prandaj ka propozuar mbrojtje ligjore të prodhimit vendas.”, ka shtuar kryetari Veseli.

    Prodhuesit Hoti dhe Krasniqi e kanë falënderuar kryetarin Veseli për vizitën dhe mbështetjen që po u jep bizneseve gjatë kësaj kohe të vështirë të pandemisë.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkëpartiakë e opozitë kritikojnë përfshirjen e Kurtit dhe partisë së tij në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut Maqedonia e Veriut do të...
    Lajme20 Prill 2024
    omisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14:00. Në rend dite janë aktivitetet e Sekretariatit të...
    Lajme20 Prill 2024
    Mbi 22 për qind është rritur inkasimi këtë vit i Ngrohtores së Kryeqytetit “Termokos”, krahas me vitin paraprak. E këtë vit, në...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Mëngjesi i së shtunës parashihet më i ftohtë, por se me më shumë intervale me diell. Ditës zhvillohen vransira, që më vonë...
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha të premten se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është urgjente, ndërsa u bëri thirrje...
    Sport19 Prill 2024
    Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i...
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.