×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Ujmani dhe Trepça nuk janë në pazare, qeveria e dobët e ka kthyer dialogun mbrapa

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar qytetin e Mitrovicës. Nga atje, ai ka bërë thirrje edhe njëherë që Ujmani dhe Trepça të mos diskutohen si pjesë e dialogut me Serbinë.

    “Ne mundemi me ecë përpara vetëm përmes një ekonomie të shëndoshë private. Këtu nënkuptohet edhe gjigandët të cilët i kemi industrial. As Trepça e as Ujmani nuk janë për pazarë. Për zhvillim ekonomik, për përspektivë, për mirëqenie të qytetarëve po, por jo për pazarë në marrëveshje me Serbinë dhe me askënd tjetër.”, ka thënë kryetari Veseli.

    Më tutje, ai ka shtuar se gabimi më i madh i Qeverisë aktuale është që në Washington e ka devijuar çështjen e marrëveshjes. “Nga marrëveshja finale, ku Serbia dhe Kosova përfundimisht do të merreshin vesh, kanë filluar të flasin për çështje të cilat edhe për mua janë të pakuptueshme, sikur liqeni i Ujmanit. Liqeni i Ujmanit ësht pronësi e shtetit të Kosovës. “, ka thënë Veseli.

    Në bashkëbisedim me qytetarë, Veseli ka thënë se duhet të ketë një finalizim të procesit të dialogut me një njohje reciproke në mes të dy vendeve. Por, sipas tij, nëse në tavolinë shtrohen çështjet si Ujmani dhe Trepça, atëherë nuk ka për çfarë të bisedohet aty.

    “Por, nëse fillojnë qeveritë në Kosovë që të bisedojnë njëherë për Ujmanin, pastaj për Trepçën, e më pas të flasin për segmente të caktuara të ekonomisë atëherë e humbë kuptimin bashkëbisedimi apo dialogu. Nuk ka territor, nuk ka Ujman, nuk ka Trepçë, për të cilën Kosova duhet edhe mund të bisedoj me dikë. Kosova duhet të ketë lidership për të kaluar situata të vështira të cilat ndonjëherë lidershipi i dobët mundet me ja kriju vetvetes në Kosovë. Në Shtëpinë e Bardhë në Amerikë ideja ka qenë që të shkohet për një marrëveshje finale që e determinon të ardhmen e Ballkanit Perëndimor e jo të kufizohet në një dokument ku bisedohet për Ujmanin.”, ka thënë Veseli.

    Në fund, Kadri Veseli ka thënë se për 12 vjet sa PDK ka qenë në pushtet, asnjëherë nuk ka lejuar që të flitet për resurset e Kosovës. “12 vite kemi qenë në pushtet dhe nuk kemi pranuar asnjë lëmoshë dhe asnjë marrëveshja e cila do ta dëmtonte Kosovën. As nuk kemi me pranu kurrë, pavarësishtë ku jemi, në pozitë apo opozitë.”, ka përfunduar ai.

     

    https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/3972873149394866/?v=3972873149394866

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Analisti Petrit Zogaj thotë se ka vetëm një dallim ndërmjet ndërhyrjes që e bën Serbia në zgjedhjet në Kosovë dhe ndërhyrja që...
    Lajme25 Prill 2024
    Dy persona janë ankuar në polici se janë kanosur nga një person përmes telefonit. I dyshuari sipas policisë, gjendet jashtë shtetit. Ankuesja...
    Kronika25 Prill 2024
    Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjohur i kanë hapur me forcë shtëpinë e tij...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nga Bashkimi Demokratik për Integrim, partia më e madhe e shqiptarëve në RMV, është tallur me koalicionin...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me...
    Lajme25 Prill 2024
    IKSHPK apelon prindërit që të vaksinojnë fëmijët pasi çdo dozë e vaksinës ka rëndësi, sepse e rrit imunitetin dhe i mbron fëmijët...
    Lajme25 Prill 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton për Front Online se janë regjistruar 21 raste me Pertusis apo ndryshe siç njihet...
    Lajme25 Prill 2024
    Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pas një përleshjeje mes disa personave. Sipas Policisë rasti...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.