[wp-story]

Lajme

Veseli: Në PDK s’ka të fortë e të dobët

Veseli: Në PDK s’ka të fortë e të dobët
20:34 | 24 Shtator 2019

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Sami Lushtaku nuk bën të konsiderohet njeri i fortë vetëm pse ka qenë në UÇK.

“Sami Lushtaku ka qenë ndër kryetarët më të suksesshëm të komunës. Nuk do të thotë pse ka qenë luftëtar i UÇK-së të jetë edhe i fortë. Mos paragjykoni”, tha Veseli në Rubikon të KTV-së.

Ai foli edhe për futjen e mbesës së Hashim Thaçit, Evgjeni Thaçit, në listën për deputetë.

“Evgjeni Thaçin e kam futur unë në listë. Ajo është vajza që na ka ruajt gjithë natën neve për të mos na zënë policia [serbe]. Ka kryer master jashtë Kosovës. Është e aftë”, ka thënë Veseli në Rubion të KTV-së.

Ai tha se në listë ka futur njerëz që janë të pakorruptuar dhe atdhetarë.

“Nuk ka të fortë e të dobët në PDK. Jam duke e vënë një standard, standard që partitë tjera në vend janë shumë larg tij. 70 për qind të strukturave janë të rinj që janë përkrahur nga strukturat e vjetra”, është shprehur ai.

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, tha se ka pasur aktakuza të ngritura ndaj njerëzve të partisë së tij, por kjo, sipas tij, tregon që s’ka pasur presion nga ta ndaj sistemit të drejtësisë.

“PDK nga viti 2007 është në pushtet. Janë ngritur aktakuza ndaj njerëzve të PDK-së sepse s’kemi ndikuar në drejtësi. Gjyqësia duhet të jetë e pavarur. Ne nuk do të ndërhyjmë. Nuk ka më shumë se të jesh në pushtet për 12 vjet e ta shash sa herë të duash e të mos kesh pasoja. Ne s’do të jemi hakmarrës. Nganjëherë na keni rënduar me fjalët që fliten nëpër studiot tuaja. Ata tjerët edhe po rrihen mes vete. A ka pasur ndonjë kërcënim nga ndonjë zyrtar i PDK-së në këto 12 vite? S’ka pasur sepse unë s’e toleroj. Liria e shprehjes është e garantuar”, thekson Veseli.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera