[wp-story]

Lajme

Veseli bën fushatë edhe në BIK: Premton ndërtimin e xhamisë tek Ura e Ibrit

Veseli bën fushatë edhe në BIK: Premton ndërtimin e xhamisë tek Ura e Ibrit
11:54 | 11 Gusht 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli bashkë me gruan e tij me rastin e festës së Kurban Bajramit kanë vizituar Bashkësinë Islame. Krye parlamentari kërkoi që të largohen të gjitha dallimet dhe t’i ndihmojnë më shumë njëri-tjetrit. Veseli premtoi se do ta ndërtojë xhaminë tek Ura e Ibrit në Mitrovicë.

“Disa punë na kanë mbetur në gjysmë më myftiun. Nja dy xhami. Të gjitha shtëpitë që janë djegë në luftë, ne si institucione të Republikës së Kosovës do t’i ndërtojmë. Shtëpitë në pjesën veriore, përfshirë edhe xhaminë tek Ura e Ibrit duhet me e fillua. Xhamia tek Ura e Ibrit duhet me u ndërtu. Ka qenë aty”, ka thënë Veseli gjatë vizitës së tij në BIK.

E kreu i PDK’së,  në këtë ditë feste po ashtu kujtoi të rënët në luftë, duke thënë se gjithmonë do të përulet para veprës së tyre.

“Me bashkëshorten time, me gjithë familjen time dhe më shumë me babin tim, të gjithë besimtarëve të fesë islame i uroj festën e Kurban Bajramit që t’i gjejë familjet e tyre më mirë dhe më të bashkuar. Që kombin tonë të gjejë më afër me njëri-tjetrin. Që t’i largojmë dallimet që i kemi dhe më shumti mendjen e keqe për njëri-tjetrin që të ndihmojmë njëri-tjetrin. Edhe këtë festë është edhe flijimi. Më së shumti t’i kujtojmë edhe ata që kanë qenë në gjendje me fliju në rini që ne sot me pas liri. Përulemi çdo herë para veprës së tyre, nuk kemi me harru kurrë. E dijim saktë se cila është rruga jonë që kemi me shku përpara”, tha ai.

Ai mes tjerash uroi që gjithë haxhilerët të kthehen mirë në Kosovë.

Veseli gjatë bisedës me zëvendëskryetarin e kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhidi i premtoi në realizimin e disa projekteve që kanë të bëjnë me ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë dhe asaj në Urë të Ibrit në Mitrovicë.

Në BIK për vizitë kanë shkuar edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj dhe liderë të tjerë të partive politike në Kosovë. Kryesia e BIK-ut tradicionalisht organizon pritje në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera