×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Versioni për fishekzjarre dhe naftë ilegale në autobus, deklarohet ministri Osmani

    FrontOnline
    24 Nëntor 2021

    Në disa media në Maqedoninë e Veriut kanë qarkulluar informacione për shkaqet që kanë dërguar në eksplodimin në autobusin “Besa trans” të Shkupit që mori flakë në autostradën Struma – Bullgari, ku si pasojë vdiqën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë gjatë kthimit nga Turqia.

    Sipas raportimeve të mediave në shtetin fqinj, sipas informacioneve fillestare të policisë në Bullgari, deri tek eksplodimi ka ardhur pasi në autobus ka pasur karburante dhe rreth 35 mijë mjete piroteknike.

    Për këtë çështje është pyetur sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

    Ai tha se nuk është koha që të spekulojnë lidhur me këto cështje.

    “Mendoj se tani nuk është koha të spekulojmë, sepse sërish familjet janë të lënduara, janë në gjendje të rëndë emocionale. Çdo spekulim që nuk është i konfirmuar, vetëm do ta rëndojë në mënyrë shtesë gjendjen e tyre. Tash është koha që të lënduarit të shërohen, të përfundojë identifikimi dhe hetimi të vazhdojë”, tha Osmani para spitalit në Bullgari ku po mjekohen të lënduarit nga aksidenti, transmeton TV21.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Serbia ka dëbuar 13 shtetas të huaj, të cilët po merrnin pjesë në punëtori për organizatat joqeveritare nga nëntë shtete të ndryshme....
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Dy shtetas të Shqipërisë, pjesëtarë të shoqërisë civile që po merrnin pjesë në një seminar në Beograd, janë ndaluar dhe larguar nga...
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Mungesa e banesave dhe qiratë e larta nuk janë një fenomen i ri në Zvicër. Por studimet e reja zbulojnë pjesët e...
    Të tjera
    Lajme23 Janar 2025
    Deputeti kosovar në Kantonin e Bernit, Korab Rashiti, ka thënë se “koha e Kurtit tani është e numëruar”. Kjo pas reagimti të...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar se një arsim cilësor varet nga vlerësimi, motivimi dhe...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Forumi Intelektual E30-Ideal sonte ka mbajtur një tubim në Fushë Kosovë. Në lidhje me këtë tubim, kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj...
    Lajme23 Janar 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ndodhet këto ditë në Uashington, në një intervistë për...
    Vip23 Janar 2025
    “A ke qenë nxënës i mirë në shkollë të mesme, a ke ikë prej orëve Vullnet?”, ishte pyetja e Xuxit teksa mori...
    Vip23 Janar 2025
    Xuxi ka acaruar nervat e Sarës duke i përmendur relacionin e saj me Drilonin. Ai me një pyetje, ka shfaqur pak dilema...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.