×
  • Lajme
  • Lajme

    Vërshimet në Kosovë, bllokohen këto rrugë në komunën e Drenasit

    FrontOnline
    08 Janar 2021

    Pas vërshimeve në shumë komuna të Kosovës, kryetarët po ftojnë qytetarët të mos lëvizin në zonat ku lumenjët kanë dal nga shtrati, shkruan Front Online.

    Edhe komuna e Drenasit ka bërë thirrje për qytetarët që t’i shmangin lëvizjet pa nevojë, sidomos përgjatë lumit “Drenica”.

    Sipas njoftimit të komunës vërshimet kanë shkaktuar edhe dëme materiale, duke i bërë shumë shtëpi të pabanueshme.

    “Lagja Morina në Çikatovë të Vjetër në drejtim të rrugës për tek “Guri i Plakës”, është e bllokuar nga vërshimet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, ndaj lusim qytetarët që t’i shmangën kësaj rruge dhe të përdorin rrugë të tjera alternative.

    Po ashtu edhe lagja ndër hekurudhën e trenit, nga lumi “Drenica” deri të Trafo-stacioni i KEDS-it, shumica e shtëpive janë bërë të pabanueshme ku uji ha hy brenda shtëpive”, thuhet në njoftimin e komunës./FrontOnline/

     

    Njoftimi i plotë:

    Njoftim për qytetarë

    Komuna e Drenasit, ndjen për obligim të njoftoj qytetarët se rruga regjionale Drenas-Magure, përkatësisht tek Lagja Morina në Çikatovë të Vjetër në drejtim të rrugës për tek “Guri i Plakës”, është e bllokuar nga vërshimet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, ndaj lusim qytetarët që t’i shmangën kësaj rruge dhe të përdorin rrugë të tjera alternative.

    Po ashtu edhe lagja ndër hekurudhën e trenit, nga lumi “Drenica” deri të Trafo-stacioni i KEDS-it, shumica e shtëpive janë bërë të pabanueshme ku uji ha hy brenda shtëpive.

    Pas kërkesave dhe ankesave të shumta nga qytetarët, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka dal në vendet ku vërshime më të mëdha dhe ka bërë edhe këtë video të bashkëngjitur këtij njoftimi.

    Me këtë rast, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të shmangin daljet pa nevojë dhe t’i shmangen rreziqeve në rrugët ku vërshimet janë me të dendura, përkatësisht rrugët përgjatë lumit “Drenica”.

    Lladrovci ka kërkuar nga qytetarët të kenë mirëkuptim e bashkëpunim, për të tejkaluar këtë gjendje të rënduar të fatkeqësisë natyrore, e cila nuk mbahet mend që ka ndodhur ndonjë herë.

    Kryetari Lladrovci dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, njoftojnë të gjitha ato familje të cilat si pasojë e reshjeve të shiut, shtëpitë e tyre janë bërë përkohësisht të pabanueshme dhe nuk kanë zgjidhje të strehimit tek të afërmit e tyre, të lajmërohen në Komunën e Drenasit, përkatësisht në numrin 049 978 948.

    Me shpresën që kjo gjendje të tejkalohet, Komuna e Drenasit falënderon për mirëkuptim!

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Kosova dhe Mali i Zi nënshkruan gjatë ditës së sotme marrëveshjen dypalëshe për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III, për vitet 2021-2027....
    Lajme29 Mars 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё sot rreth orës 09:00, ka pranuar njё informacion se gjashtë ditë me parë, rreth orёs 17:00,...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe përfaqësuesin tonë për kontakt me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Ministrja për Çështje Europiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq, ka thënë se vendi i saj do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, sot është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetton,...
    Lajme29 Mars 2024
    Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqipëri, janë të lumtur të njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje për...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.