×
  • Lajme
  • Lajme

    Vërshimet/ Mustafa siguron fermerët që përkrahja s’do të mungojë

    FrontOnline
    08 Janar 2021

    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka thënë se është duke përcjellë nga afër situatën me vërshimet në disa pjesë të Kosovës.

    Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Mustafa ka shkruar se është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë kryetarët e komunave ku edhe ka shprehur gadishmërinë që t’u dalë në ndihmë, përcjell FrontOnline.

    Ai, ka thënë se fermerët të cilët janë prekur nga këto vërshime do ta kenë përkrahjen e Ministrisë së Bujqësisë.

    Postimi i tij i plotë:

    Jam duke ndjekur nga afër situatën me vërshimet të cilat u shkaktuan në disa pjesë të Kosovës, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

    Personalisht jam në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë kryetarët e komunave si dhe me institucionet tjera relevante, ku edhe njëherë kam shprehur gatishmërinë time dhe të Ministrisë që udhëheq për t’u dalë krah në çdo kohë.

    Gjithashtu, dua t’i informojë fermerët e zonave të prekura nga këto vërshime se do të vazhdoj të jem në teren duke parë nga afër situatën, dhe i siguroj që përkrahja për ta nuk do të mungojë asnjëherë./FrontOnline/

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrtoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për...
    Lajme24 Prill 2024
    Raporti i “Freedom House” për vitin 2023 ka vlerësuar se në Kosovë liria e përgjithshme e fjalës dhe e shprehjes është disi...
    Lajme24 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti për trajtimin e punëtorëve të arsimit dhe të...
    Të tjera
    Vip24 Prill 2024
    Suedia do të presë këtë vit Eurovisionin me masa të shtuara sigurie për vizitorët, mes protestave të planifikuara kundër pjesëmarrjes së Izraelit....
    Lajme24 Prill 2024
    Para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Beograd, sot u mbajt një panel diskutimi për rëndësinë e rezolutës së propozuar...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Dronët ukrainas i kanë goditur objektet e energjisë dhe karburantit në rajonin rus Smolensk, duke ua vënë zjarrin atyre, tha të mërkurën...
    Vip24 Prill 2024
    Ylli i TikTok, Eva Evans, krijuesja e serialit komik në internet “Club Rat”, ka vdekur në moshën 29-vjeçare. Ishte motra e saj,...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Zëdhënësi i MPB-së nga Maqedonia e Veriut, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zgjedhor që nga hapja e vendvotimeve. “Që...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përfaqësuesja e OSBE-së në Maqedoni të Veriut, Gillian Stirk, pas vizitës në dy qendrave të votimit mëngjesin e sotëm, vlerësoi se fillimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.