×
  • Lajme
  • Lajme

    Veriu: KFOR-i hap rrugët ilegale në veri që u mbyllen nga Policia e Kosovës, mundësi e re për kontrabandistët

    FrontOnline
    09 Maj 2025

    Pas sulmit të ndodhur në Banjskë, Policia e Kosovës për një kohë të gjatë ka ndërmarrë veprime për mbylljen e rrugëve ilegale në pjesën veriore që lidhin Kosovën me Serbinë. Mbyllja e këtyre rrugëve që u shërbenin kontrabandistëve, përmes të cilave kishte hyrë në Kosovë edhe grupi i Milan Radojiçit në Banjskë, është bërë nga Policia përmes vendosjes së masave të mëdha të dheut në to, por kur kjo nuk ishte parë si mjet efikas, në disa pozicione kishte hapur gropa të mëdha që pamundësonin kalimin ilegal të kufirit me automjete.

    Veriu.info ka marrë informacione se disa prej këtyre rrugëve të bllokuara nga Policia e Kosovës, po zhbllokohen nga KFOR-i. Fjala është për rrugët ilegale pranë kufirit me Serbinë, të cilat policia i kishte bërë të pakalueshme përmes hapjes së gropave të mëdha në pozicione strategjike.

    Ekipi i Veriu.info ka qendruar në njërën prej rrugëve ilegale në Zubin Potok, rreth 200 metra afër kufirit me Serbinë, ku shihet se si gropa e madhe e hapur nga Policia e Kosovës është mbyllur nga KFOR-i me makinerinë e tyre, duke e bërë të kalueshme për automjete, rrjedhimisht duke iu dhënë një mundësi të re kontrabandistëve për qarkullim.

    Jozyrtarisht nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar lajmin se gropa e hapur prej tyre për pamundësimin e kalimit ilegal të kufirit është mbyllur nga KFOR-i.

    Veriu.info ka dërguar pyetje në zyren për informim të KFOR-it, duke i pyetur se pse kanë bërë mbylljen e kësaj grope të hapur nga Policia e Kosovës, kush ka urdhëruar ose me kërkesë të kujt është bërë mbyllja e saj dhe se a kanë pasur parasysh faktin se ky veprim mund të ju hap mundësi të re kontrabandistëve nga Serbia të sjellin ilegalisht mallra në Kosovë?

    KFOR-i në një përgjigje të dhënë për Veriu.info ka pranuar se ka bërë mbylljen e kësaj grope, të cilën me rastin e dërgimit të pyetje e kemi ilustruar me fotografi.

    “Në lidhje me pyetjet tuaja, KFOR-i ka mandat të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në anën e Kosovës të Vijës Kufitare Administrative. Këto aktivitete kryhen në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 dhe në përputhje me Marrëveshjen Teknike Ushtarake.

    Gjatë muajve të kaluar, janë hapur llogore në afërsi të Vijës Kufitare Administrative. Për të shmangur çdo rrezik të tensioneve dhe keqkuptimeve përgjatë Vijës Kufitare Administrative, KFOR-i, pasi informoi të gjitha palët, mori përsipër t’i mbushë ato llogore”, thuhet në përgjigjen e zyres për informim të KFOR-it, duke shtuar se janë të gatshëm t’i ofrojnë mbështetje Policisë e Kosovës në rast se do të dëshironin të vendosin pengesa në terren në anën e Kosovës.

    “KFOR-i mbetet i përkushtuar për një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë”, përfundon përgjigja e zyres për informim të KFOR-it./Veriu.info

     

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2025
    Një aksion policor po realizojnë një aksion në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë. Këtë për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i...
    Lajme19 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani priti në takim kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. "Në vazhdën e konsultimeve politike lidhur me konstituimin e Kuvendit...
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë e Kosovës që të grumbullojë informata dhe prova në lidhje me “mungesën e trajtimit të mbeturinave...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2025
    Gazmend Syla nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka treguar arsyen pse kjo organizatë i ka dërguar një letër...
    Lajme19 Maj 2025
    Për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja janë fajtore për moskonstituimin e Kuvendit. Duke insistuar në propozimin e...
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër tetë zyrtarëve të lartë për përfshirje në manipulim të tenderëve...
    Lajme19 Maj 2025
    Papa Leoni XIV mbajti një takim privat me Zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio të hënën, bëri...
    Lajme19 Maj 2025
    Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, mbajti sot një ligjëratë në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës me temën...
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Xh.D., Y.G., Q.K., S.V., E.Sh., L.S., B.J.,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.