Lajme

Vendosja e targave të përkohshme RKS për veturat nga Serbia, reagojnë nga Lista Serbe

Vendosja e targave të përkohshme RKS për veturat nga Serbia, reagojnë nga Lista Serbe
10:03 | 20 Shtator 2021

Një nga politikanët më të njohur serb në Kosovë, Igor Simiq, ka folur për zhvillimet në veri.

Ai ka thënë se serbët janë të zemruar me aksionin e policisë në veri, pasi po e shohin si aksion për fillimin e reciprocitetit për targa mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke u bazuar në ato që ka thënë Simiq, janë rreth 300 automjete në Jarinje dhe rreth 100 në Bernjak.

“Të dy korsitë e trafikut janë të bllokuara dhe trafiku është i bllokuar”, tha ai dhe shtoi se tashmë janë duke u konsulltuar me anëtarët e Listës Serbe.

Simiq ka bërë thirrje për qetësi, pasi sipas tij, “nuk duhet rënë në provokimin e Prishtinës”, teksa ka thënë se tashmë serbët janë zemruar.

Në ndërkohë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se më nuk mund të ketë qarkullim të automjeteveme regjistrim “KS”, por vetëm “RKS”.

1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj

Të tjera