Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar ndaj rastit të gazetarit Vehbi Kajtazi, i cili sot ka treguar se në veturën e tij ishte vendosur një pajisje ilegale.
AGK u ka bërë thirje autoriteteve të sigurisë të hetojnë rastin në detaje.
“AGK-ja e shqetndaj rastit të gazetarit Vehbi Kajtazi, i cili sot ka treguar se në veturën e tij ishte vendosur një pajisje ilegale.suar me rastin e gjetjes së pajisjes gjurmuese në veturën e Vehbi Kajtazit. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësim për rastin e gjetjes së një pajisjeje gjurmuese në veturën e gazetarit kosovar, Vehbi Kajtazi. Duke e konsideruar si një rast të paprecedentë, AGK bën thirrje që autoritetet e sigurisë të hetojnë rastin në detaje dhe të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj ngjarjeje”, thuhet në reagim.
“AGK do të përcjellë me vëmendje zhvillimet lidhur me rastin në fjalë, deri në sqarimin e tij të plotë nga autoritetet e sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në shkrimin e AGK-së./Front Online/
Reagimi i plotë: