Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi i Thaçit për faljen e dënimit të vrasësit të 13-vjeçarit revolton familjarët

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    Të drejtën e faljes të të dënuarve, presidenti Hashim Thaçi e ka shfrytëzuar për t’ia zbutur dënimin edhe vrasësit të një fëmije 13-vjeçar. Luz Allaku, gjashtë vjet më parë, ishte arrestuar për vrasjen e dy personave, të miturin Pal Hili e xhaxhain e tij 47-vjeçar Hil Hili. Gjykata e ka dënuar me 15 vjet burg, nga to 3 vjet e gjysmë ia ka falur presidenti Thaçi para dy javësh.

    Vrasësi e viktimat jetonin atëkohë në afërsi, me një distancë prej rreth 70 metrash mes shtëpive të tyre. Por familjet ishin në konflikt, i cili kishte nisur para më shumë se 10 vjetësh e që kishte të bënte me mosmarrëveshjet rreth shfrytëzimit të tokave shtetërore në afërsi.

    13-vjeçari i vrarë u bë viktima e tretë e familjes Hili nga fshati Marmullë i Gjakovës. Rreth dhjetë vjet më parë i ishte vrarë babai në moshën 47-vjeçare. Vrasja, sipas familjes Hili, kishte ndodhur në afërsi të shtëpisë, në errësirë, e nga atëherë askush nuk është arrestuar për këtë vrasje.

    Për 13-vjecarin, siç tregon axha i tij, një plumb kishte qenë fatal.

    “Djali i vëllait vetëm një në kokë. Në krahun e majtë – të veshi. Por ai ka qenë vdekjeprurës”, ka thënë Pren Hili.

    Gjashtë vjet pas, sipas familjes Hili, dhembja është rënduar në ditën kur presidenti e fali dorasin.

    Edhe Pren Hili ka qenë i dënuar për plagosjen e një anëtari të familjes Allaku. Thotë se vetë ai ka qenë i plagosur tri herë dhe askush nuk është arrestuar për këto raste.

    Nga të gjitha vrasjet në familjen e saj, Maria Hili më së shumti ndien dhembje për nipin.

    80-vjeçarja thotë se nuk kishte mundur të besojë se është i vërtetë lajmi për faljen e vrasësit të familjarëve të saj nga presidenti.

    Më 31 korrik, në ditën e Bajramit të Vogël, presidenti Thaçi fali gjashtë të dënuar, në mesin e tyre edhe Luz Allakun.

    KOHA i ka drejtuar pyetje Presidencës për hollësi rreth arsyeve të faljes të këtyre të burgosurve, por nuk ka marrë përgjigje.

    Me Ligjin për faljen, presidenti ka të drejtë të falë të dënuar me vendim të formës se prerë. Megjithatë, janë disa kritere për falje që i parasheh ky ligj.

    “Pesha e krimit; rreziku i recidivizmit; pendimi i sinqertë; shfaqja e sjelljeve dhe karakterit të respektueshëm”, parasheh Neni 5.

    KOHA ka provuar të kontaktojë edhe familjen Allaku, por në Marmullë bashkëfshatarët kanë thënë se familja është zhvendosur tërësisht nga ky fshat. I pamundshëm ka qenë edhe kontakti me avokatin e familjes, Ndec Doda, me gjithë përpjekjet për të komunikuar me të.

    Në fshatin Marmull të Gjakovës kanë ndodhur viteve të fundit edhe vrasje të tjera mes familjeve të ndryshme që janë në hasmëri mes vete.

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2023
    KFOR-i ka njoftuar se numri i paqeruajtësve të lënduar gjatë dhunës së paprovokuar të djeshme në komunën e Zveçanit është 30. “11...
    Lajme30 Maj 2023
    Punëtorët e Komunës së Zveçanit sot në mëngjes janë mbledhur para objektit të atij institucioni për të kërkuar kthimin në vendet e...
    Lajme30 Maj 2023
    Misioni paqeruajtës i KFOR-it i ka kërkuar të martën Kosovës dhe Serbisë të marrin përgjegjësi për situatën e krijuar në veri. Komandanti...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2023
    Dhjetëra protestues janë mbledhur në Zveçan. Rrugët janë të mbushura me gjësende të cilat u hodhën një ditë më parë nga protestuesit....
    Lajme29 Maj 2023
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se bandat e organizuara kriminale serbe të cilat udhëhiqen nga Vuçiq nuk do të tolerohen. Ajo...
    Lajme29 Maj 2023
    Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka mbetur i bllokuar brenda objektit të komunës. Sipas burimeve të Klankosova.tv Hetemi është duke u ruajtur...
    Lifestyle29 Maj 2023
    Psilocybina, një përbërës halucinogjen i gjetur në kërpudha, ndikon në trurin e njerëzve që vuajnë nga depresioni i rëndë si asnjë lloj...
    Lajme29 Maj 2023
    Gjatë së hënës, qindra huliganë serbë përdorën dhunë të pajustifikueshme gjatë protestes pranë komunës së Zveçanit në veri të Mitrovicës. Të paktën...
    Lajme29 Maj 2023
    Drejtoresha ekzekutive e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Getoarbe Mulliqi, ka thënë se sot është dita me më së shumti sulme ndaj...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.