14:51 | 26 Nëntor 2020
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka marrë vendim që t’i pezullojë të gjitha konkurset në Zyrën e Presidentit të Kosovës.
Front Online e ka siguruar vendimin që e ka marrë sot Osmani, e ku ndër të tjera ndalohet edhe hapja e konkurseve të reja.
Në pikën e parë të vendimit thuhet se: “Pezullohen të gjitha konkurset aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës”.
“Ndalohet hapja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, deri në një vendim tjetër”, thuhet në pikën e dytë të vendimit.Ndryshe, Osmani dje ka shkarkuar edhe katër konsuj të përgjithshëm, ndër ta edhe djalin e deputetit Haxhi Shala, që kishte nxitur reagime të shumta.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë
Sponsoruar
Të tjera
-
23:24 | 10 Janar 2021
-
23:15 | 10 Janar 2021
-
23:08 | 10 Janar 2021
-
Bota/RajoniTurqia goditet nga tërmeti22:54 | 10 Janar 2021
-
22:54 | 10 Janar 2021
-
22:48 | 10 Janar 2021
-
22:46 | 10 Janar 2021
-
22:31 | 10 Janar 2021
-
22:24 | 10 Janar 2021
-
22:23 | 10 Janar 2021
-
22:08 | 10 Janar 2021
-
21:59 | 10 Janar 2021