×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi i Kushtetueses për rrëzimin e Hotit, flasin nga LDK-ja

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova thotë se vendimin e Gjykatës Kushtetuese se Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo legjitime do ta diskutojnë në kryesinë e kësaj partie.

    Rugova për KosovaPress thotë se vendimet e Kushtetutës nuk do të komentohen dhe se LDK ka pranuar gjithsecilin vendim të Kushtetutës të marrë deri më tani.

    “Ne do të takohemi si kryesi e partisë dhe do të diskutojmë. Natyrisht që vendimet e Kushtetutës nuk i komentojmë. Cilin vendim të Kushtetutës nuk e ka pranuar LDK”, tha shkurt Rugova.

    Ndërsa i pyetur se a do të mblidhet LDK gjatë ditës së sotme ai tha shkurt, “nuk e besoj”.

    Po ashtu ai është pyetur edhe se shefi i tij Isa Mustafa a do t’i shkojë në takim presidentes në detyrë Vjosa Osmani, për çka Rugova tha se për këtë duhet të pyetur Mustafa dhe jo ai.

    “Këtë pyetje bëja zotëri Mustafa e mos ma bëjë mua”, tha Rugova.

    KosovaPress ka tentuar të marrë një përgjigje nga Mustafa por një gjë e tillë deri më tani qe i pamundur.

    Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Hetem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

    Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.

    Kushtetuesja ka konstatuar se, në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitoj mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Ajo po ashtu ka konstatuar se, Vendimi nr. 07/V-014 i Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, i 3 qershorit 2020, nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe duke pasur parasysh se Qeveria nuk është zgjedhur sipas paragrafit 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, atëherë mbështetur në paragrafin 4 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, Presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

    Vendimet e Qeverisë mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier. Me këtë rast, Ambasadori Hovenier...
    Lajme18 Prill 2024
    Në kornizën e Takimeve Vjetore të Grupit të Bankës Botërore që po zhvillohen gjatë kësaj jave në Washington DC, Ministri i Financave,...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të shtunën e kësaj jave më 20 prill do të shkojë në New York të Shteteve të...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në kompleksin e varrezave në fshatin Ribar...
    Sport18 Prill 2024
    Sonte përcaktohet gjysmëfinalisti i fundit i “Play Off-it” në Superligën e Kosovës në basketboll. Sigal Prishtina e Vëllaznimi do të luajnë ndaj...
    Sport18 Prill 2024
    Mesfushori anglez Jude Bellingham ka thënë se në Real Madrid duhet të mësohesh që të pranosh kritikat. Bellingham, mes tjerash thekson se...
    Kronika18 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për...
    Lajme18 Prill 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa projektligje, vendime e kërkesa. Më poshtë gjeni të gjitha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.