Gjuha:
×
  • Front TV
  • Front TV

    Vendim: Këto janë masat e reja anti-Covid, vendoset orë-policore

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Kryeministri i vendit Avdullah Hoti sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka prezantuar masat e reja anti-Covid, raporton Front Online.

    Hoti tha se gjatë këtyre ditëve ka pasur një numër të madh të rasteve me Coronavirus, e kjo si rrjedhojë edhe të rikthimit të virusit edhe në rajon por edhe me gjerë.

    Qytetet ndahen në tri zona të rrezikshmërisë: zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë. Këto masa, pritet të hyjnë në fuqi nga dita e premte e kësaj jave.

    Komunat që janë në zonën e kuqe, në atë të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së Coronavirusit do të kenë masa më të rrepta.

    Në ato komuna do të ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve përveç personelit shëndetësor, personelit të sigurisë, drejtësisë dhe studentëve.

    Hyrja do të ju lejohet edhe qytetarëve që kanë nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale të ushqimit dhe barnave për njerëz dhe kafshë, raporton tutje Front Online.

    Po ashtu, do të lejohet hyrja e operatorëve ekonomikë dhe transportit të lirë të mallrave apo shërbimeve që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit.

    Kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike do të lejohen po ashtu.

    Gastronomisë do t’i ndalohet puna, përveç shërbimit “merr me vete”, “porosi me dërgesë” dhe “shërbimit për mysafirët e hotelit”.

    Edhe qendrave tregtare do të ju ndalohet veprimtaria.

    Institucionet publike dhe private do të punojnë vetëm me stafin esencial.

    Taksitë do të lejohen të punojnë vetëm me një pasagjer, ndërkaq nëse janë anëtarë të familjes do të lejohen tre pasagjerë.

    Në qytetet që janë në zonën e lartë të rrezikshmërisë së përhapjes së Coronavirusit do të ndalohen aktivitetet kulturore.

    Po ashtu, do të ndalohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, përveç garave të ligës kombëtare dhe ndeshjeve për kualifikime ndërkombëtare.

    Puna do të ju ndalohet edhe fitneseve e pishinave të mbyllura.

    Pjesë nga fjalimi i Hotit:

    Kemi vendosur që arsimi i lartë të kaloj në online, arsimi para universitar vlejnë manualet e Institutit në bashkëpunim me ministrin e arsimit. Kemi vendosur që ti kthejmë ekipet mjekësore në pikat kufitare për t`i kontrolluar qytetarët që hyjnë në Kosovë, kemi kërkuar nga komunat që ti ngrisin shtabet emergjente për ti mbikëqyrë personat që janë me Covid dhe ata që janë mbi 65 vjeç ku edhe iu kemi kufizuar kohën kur ata duhet të dalin jashtë, kemi rregulluar funksionimin e disa sektorëve të ekonomisë, kemi lejuar ushtrimin e veprimtarisë për shëndetësi, sektorin e prodhimit, për sektorin e bujqësisë , blegtorisë, transportin e mallrave dhe sektori i distribuimit.

    Grupi I dytë I masave është për komunat që kanë rrezik të lartë, të ulët dhe të mesëm.

    Në komunat që janë me ngjyrë të gjelbër kemi lejuar që operatorë të punojnë nga ora 5 deri në 20, kemi rregulluar transportin publik që lejohet shfrytëzimi 50% I kapaciteteve, kemi kufizuar operimin e qendrave tregtare dhe veprimtarin e hotelerisë dhe gastronomisë deri në ora 20:00 dhe I kemi rregulluar aktivitetet sportive, kulturore.

    Komuna me rrezik të mesëm, operatorët punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë vetëm me shërbime merr me vete, edhe këtu është rregulluar transporti publik, institucionet publike private punojnë me staf të reduktuar, dhe është rregulluar mënyra e funksionimit të aktiviteteve kulturore.

    Rreziku më I larë është që në komunat që kalojnë 150 të infektuar dhe këtu janë 7 komuna,: Prishtina, Podujeva, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, në këto komuna I kemi marr disa veprime kemi lejuar aktivitetin ekonomik të zhvillohet deri në orën 19:.00 sipas manualit na kjo orë mbyllet çdo aktivitet dhe vendoset kufizim nga ora 19:00 orë policore dhe ndalohet hyrjet daljen në këto komuna deri në ora 05:00./Front Online

    /Front Online.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Front TV27 Maj 2023
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se javët e ardhshme do të shtohet intensiteti i punës së Kuvendit përkundër faktit se a merr apo...
    Ekonomi27 Maj 2023
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, konsideron se formimi i Fondit Sovran do të jetë projekt i dështuar dhe barrë...
    Front TV25 Maj 2023
    Izmir Zeqiri është betuar si kryetar i ri i komunës së Zubin Potokut. Ai ishte kandidat i PDK-së në zgjedhjet e 23...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2023
    Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë...
    Lajme29 Maj 2023
    Pas përleshjeve në veri mes protestuesve serbë dhe forcave të KFOR-it, nën arrest po mbahen të paktën tre persona. Përmes burime nga...
    Lajme29 Maj 2023
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë për të ecur përpara, duke i bërë thirrje...
    Lajme29 Maj 2023
    Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se shihet qartë që protestat në veri janë të dhunshme dhe të udhëhequra nga bandat e njohura...
    Lajme29 Maj 2023
    Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë i ka dënuar fuqishëm sulmet e dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, pjesëtarëve të EULEX-it dhe...
    Lajme29 Maj 2023
    Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se është e alarmuar nga dhuna në veri të Kosovës dhe veprimet e mëparshme gjatë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.