×
  • Sport
  • Sport

    Vëllazërorja e yjeve mbyllet pa fitues, Ademi: Kënaqësi t’i shohësh yjet shqiptarë sërish në fushën e gjelbër

    FrontOnline
    16 Shkurt 2021

    Emra të njohur të futbollit shqiptar nga të dyja anët e kufirit kanë zbritur të martën në fushën e stadiumit të “KF 2 Korriku” në Prishtinë.

    Në kuadër të shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Ligës së Veteranëve të Futbollit të Kosovës është zhvilluar ndeshja ndërmjet veteranëve të futbollit të Kosovës dhe veteranëve të futbollit të Shqipërisë, e që u ndoq nga afër edhe nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili para ndeshjes shkëmbeu nga një dhuratë me Sylejman Memën.

    Në njërën anë ish-futbollistë të njohur të Kosovës si Muharrem Sahiti, Eroll Salihu, Shaban Baholli, Haxhi Zeka, Bedredin Gjinali dhe në anën tjetër yjet e Kombëtares shqiptare ndër vite si Altin Lala, Alban Bushi, Erion Bogdani, Armend Dallku e Klodian Duro shfaqën lojë  atraktive përgjatë 80 minutave, duke dëshmuar se pavarësisht moshës dhe peshës klasi ka mbetur aty.

    Edhe pse të dyja palët patën disa raste të mira shënimi në fund rrjetat e portave mbetën të paprekura. Kësisoj, kjo vëllazërore u mbyll baras, derisa tek të gjithë pjesëmarrësit u vërejt dëshira që ndeshje si kjo në të ardhmen të jenë tradicionale dhe të mbushen stadiumet me tifozë, qoftë në Prishtinë apo Tiranë. Kjo ndeshje ishte parashikuar të zhvillohej në stadiumin “Fadil Vokrri”, por u zhvendos në fushën me bari artificial për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

    Deklaruan pas ndeshjes

    Agim Ademi, president i FFK-së: Është kënaqësi e madhe t’i shohësh yjet e futbollit shqiptarë sërish në fushën e gjelbër. Ne si Federatë e organizuam këtë ndeshje në kuadër të shënimit të aktiviteteve shtetërore për Ditën e Pavarësisë. Besoj se në të ardhmen ndeshjet e tilla do të kemi mundësi t’i organizojmë me praninë e tifozëve, ngase këto yje të futbollit na kanë dhënë emocione të mëdha ndër vite dhe kanë bërë që shpesh t’i harrojmë edhe vështirësitë nëpër të cilat kemi kaluar si komb.

    Altin Lala: Kjo ishte një ndeshje vëllazërore dhe besoj se do të bëhet çdo vit. Para ndeshjes bisedova me presidentin Ademi dhe u dakorduam që në të ardhmen ndeshjet e këtilla të zhvillohen me shikues dhe të shndërrohen në spektakle futbolli. Kosova ishte në gjendje më të mirë fizike, sepse lojtarët duket se aktivizohen më shpesh, por rëndësi ka fakti që gjithçka kaloi mirë dhe pa dëmtime. Unë vij shpesh në Kosovë dhe kam parë ndryshime shumë pozitive. Madje, do të thosha se edhe Shqipëria duhet të marrë shembull nga Kosova pavarësish se është shtet i ri. I uroj gjithë të mirat Kosovës dhe sa më parë të bëhet edhe liberalizimi i vizave sepse kjo do të ishte gjë shumë e mirë për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm si popujt e tjerë të Evropës.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Sport24 Prill 2024
    Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ka thënë se Bayern Munich e ka kontaktuar për ta pasuar Thomas Tuchel në detyrën e trajnerit...
    Sport24 Prill 2024
    Barcelona raportohet se është duke e vëzhguar sulmuesin e Liverpoolit, Luis Diaz. Anësori kolumbian sipas medieve spanjolle, është objektiv primar i Barçës....
    Sport24 Prill 2024
    Prishtina i është bashkuar Ballkanit në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Kjo pasi të mërkurën e ka eliminuar Dritën në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Maqedoninë e Veriut është duke u bërë numërimi i votave, ku nga numërimet e para ka dalë që në nivel vendi,...
    Lajme24 Prill 2024
    Pas publikimit të rezultateve të para, BDI ka nisur festë në Tetovë. Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, shihen simpatizantët...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, përcjell Telegrafi Maqedoni....
    Lajme24 Prill 2024
    Sipas rezultateve të para të publikuara nga KSHZ, mes VLEN dhe Frontit Evropian, për momenti duke pri me vota është Bujar Osmani...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Këto janë rezultatet e para të publikuara nga Komisioni Shtetrorë i Zgjedhjeve. Sipas kësaj liste, e para del të jetë Siljanovska nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Komiteti i Ministrave i të Këshillit të Evropës më 16 maj do të vendos përfundimisht pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.