×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vëllai i Floyd kërkon që OKB-ja të hetojë racizmin dhe dhunën e policisë në SHBA

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Vëllai i George Floyd – afrikano-amerikanit që vdiq muajin e kaluar derisa ishte në mbajtje të policisë në Mineapolis – i ka bërë thirrje Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara (UNHRC), që të nisë një hetim të pavarur mbi “vrasjen e personave me ngjyrë nga policia” në Shtetet e Bashkuara dhe “dhunës së ushtruar ndaj protestuesve paqësorë”.

    Philonise Floyd i bëri këto komente përmes një video-mesazhi të transmetuar në Këshillin në Gjenevë, teksa ky organ i OKB-së mbajti debatin mbi racizmin dhe brutalitetin e policisë.

    Debati në këtë këshill të OKB-së u thirr me kërkesë të vendeve afrikane, të cilët po kërkojnë nisjen e hetimeve lidhur me brutalitetin e policisë dhe diskriminimi racor në SHBA.

    Ky debat pason protestat masive për javë të tëra në SHBA dhe në vendet e tjera të botës, kundër brutalitetit të policisë dhe pabarazisë racore, që u nxitën nga vdekja e Floyd më 25 maj.

    Floyd vdiq pasi gjatë arrestimit një polic me ngjyrë të bardhë i kishte bërë presion me gju në qafë për pothuajse nëntë minuta.

    Vdekja e një personi tjetër me ngjyrë në SHBA, Rayshard Brooks, që u qëllua dy herë në shpinë nga policia në Atlanta më 12 qershor, nxiti po ashtu protesta të dhunshme.

    “Ju në OKB keni fuqinë që të na ndihmoni të kërkojmë drejtësi për vëllanë tim, George Floyd”, deklaroi Philonise Floyd përmes një video-mesazhi.

    “Jeta e personave me ngjyrë në SHBA nuk ka vlerë. Siç e kam parë në incizim vëllanë tim teksa torturohej dhe vritej, është e njëjta mënyrë sesi trajtohen njerëzit me ngjyrë nga policia në Amerikë”, tha Floyd.

    Michelle Bachelet, zyrtare e lartë për të drejtat e njeriut në OKB kritikoi “brutalitetin” që u përdor gjatë vrasjes së Floyd dhe paralajmëroi se kjo ngjarje po simbolizon “racizmin sistematik që prek miliona njerëz që kanë prejardhje afrikane”.

    Ndërkaq, presidenti amerikan, Donald Trump më 16 qershor nënshkroi një urdhër ekzekutiv që do të rrisë fondet për trajnimin e policëve gjatë arrestimeve të të dyshuarve.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2023
    Gjatë një fjalimi ditën e sotme, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nënvizoi rëndësinë e ndihmës së vazhdueshme për Ukrainën....
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2023
    Hamasi ka marrë përgjegjësinë për të shtënat në një stacion autobusi në Jerusalem mëngjesin e sotëm, ku 3 persona humbën jetën dhe...
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2023
    Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, në kuadër të të cilit lëvizja palestineze ka liruar disa nga pengjet që mban në këmbim të...
    Të tjera
    Lifestyle30 Nëntor 2023
    Inteligjenca Artificiale mund të aplikohet për të diagnostikuar më herët autizmin. Aktualisht është kryer një punë kërkimore në këtë fushë dhe ka...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Prokurori Besart Mustafa ka kërkuar dënimin e ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni, i cili po akuzohet për mosraportim të pasurisë,...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Deputetë të Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kroaci. Ata sot kanë vizituar Ambasadën e Kosovës në këtë shtet...
    Ekonomi30 Nëntor 2023
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka mbajtur konferencë për medie pas konstituimit të Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore....
    Lajme30 Nëntor 2023
    -Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur shqyrtimi gjyqësorë në të cilin gjatë dhënies së dëshmisë e dëmtuara Valdete Idrizaj tha se...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Blerim Vela ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të stafit të kabinetit të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa osmani. Lajmin...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.