×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i deputetes Shqipe Selimi shkon për ngushëllime te familja Thaçi: Padrejtësi e madhe nga Gjykata Speciale

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    Vëllai i deputetes së VV-së njëherësh bashkëshortes së Rexhep Selimit, Shqipe Selimit, ka shkuar për ngushëllime në familjen Thaçi.

    Ai për këtë ka bërë të ditur në rrjete sociale.

    Shpyrton Mehmeti ka thënë se ndaj Thaçit po bëhet padrejtësi e madhe nga Gjykata Speciale.

    Postimi:

    Një padrejtësi e dyfishtë!

    Sot ndjeva obligim të vizitoj familjen e ish-Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, për të shprehur ngushëllimet e mia pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Haxhi Thaçi. Në këtë moment të dhimbshëm, përveç familjarëve të ngushtë, ishin të pranishëm edhe shumë bashkëluftëtarë të babait tim, me të cilët ai luftoi krah për krah për çlirimin e Kosovës. Ishte një emocion i madh të takoja përsëri këta njerëz, të cilët i kisha parë vetëm gjatë luftës.

    Por ajo që e bën dhimbjen edhe më të madhe është padrejtësia e jashtëzakonshme që po i bëhet Presidentit Thaçi. Ai nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, një moment që çdo njeri duhet ta ketë të drejtë ta përjetojë pranë familjes. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ai vazhdon të mbahet padrejtësisht në Hagë, i akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale – një gjykatë që po trajton luftëtarët e lirisë si kriminelë, ndërsa agresorët e vërtetë mbeten të pandëshkuar.

    Kjo nuk është vetëm padrejtësi ndaj tij, por ndaj gjithë sakrificës për lirinë e Kosovës. Historia nuk mund të rishkruhet, dhe e vërteta do të triumfojë!

    Lavdi të rënëve për liri!

    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2025
    Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn përfundoi vizitën zyrtare në FSK Agjutanti i Përgjithshëm i...
    Lajme18 Prill 2025
    Gjatë dy javëve të fundit, Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka pranuar materiale dhe dëshmi personale, që kontribuojnë...
    Lajme18 Prill 2025
    Gjykata Themelore e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale që të...
    Të tjera
    Kronika18 Prill 2025
    Dy shtetase të Shqipërisë janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi tentuan të kontrabandojnë një sasi të konsiderueshme të cigareve drejt...
    Vip18 Prill 2025
    Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i...
    Sport18 Prill 2025
    Inter ka bërë të ditur se sulmuesi francez Marcus Thuram është diagnostikuar me lodhje në muskujt aduktorë të kofshës së majtë, dhe...
    Lajme18 Prill 2025
    Një 67-vjeçar me inicialet F.A. është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë–Zveçan. Në njoftimin e policisë thuhet se viktima...
    Lajme18 Prill 2025
    Prokuroria në Hagë ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin edhe për dy muaj të tjerë. Në kërkesën...
    Lajme18 Prill 2025
    Tarifat do të ngadalësojnë ekonominë globale, por nuk do të shkaktojnë recesion mbarë botëror thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar. Drejtoresha e organizimit ndërkombëtar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.