[wp-story]

Lajme

Veliu: Sejdiu mund të jetë i pakënaqur, por s’mund të thotë se janë kërcënuar delegatët

Veliu: Sejdiu mund të jetë i pakënaqur, por s’mund të thotë se janë kërcënuar delegatët
11:44 | 03 Gusht 2019

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka thënë se ish-Presidenti Fatmir Sejdiu mund të jetë i pakënaqur pasi që nuk ka dalë fitues në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.

Ai ka thënë se nuk mund të thuhet se janë kërënuar 355 delegatët e Kuvendit Zgjedhor.

“Ndodhi ajo që është pritur. Ecuria e kuvendit ka qenë shumë e rregullt dhe shumë normale. Është respektuar çdo rregull dhe nuk ka pasur asnjë shkelje. Fatmir Sejdiu mund të jetë i pakënaqur pasi që nuk ka arritur ta fitojë nominimin”.

“Nuk mund të thuhet se janë kërcënuar 355 delegatë të kuvendit Zgjedhor, kjo është e pabesueshme”.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera