×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu mban takimin e parë me grupin punues për hartimin e strategjisë për parandalimin e ekstremizmit

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në cilësinë e Koordinatorit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe luftimit të Terrorizmit, ka mbajtur takimin e parë informues me anëtarët e Grupit Punues për hartimin e Strategjisë Shtetërore për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe luftimit të Terrorizmit.

    Ky grup është i përbërë nga përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, autoriteteve lokale, përfaqësues të bashkësive fetare dhe shoqërisë civile.

    “Ky është një hap i rëndësishëm për të ndërtuar një shtet dhe shoqëri të fortë dhe të qëndrueshme dhe si i tillë është një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, theksoi Veliu.

    Strategjia do të bazohet në nevojat e identifikuara nga institucionet relevante dhe do të hartohet përmes një procesi konsultativ dhe gjithëpërfshirës.

    Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara në luftën globale kundër terrorizmit.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Shkurt 2025
    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur sot një fjalim në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë me kërkesë të kryetares së...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Ende nuk ka nisur seanca ndaj Erion Veliajt. Arsyeja është se kanë ikur dritat në gjykatë. Dhjetëra mbështetës të Erion Veliajt janë...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Sot bëhen 13 vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit ku si pasojë e rënies së ortekut të...
    Të tjera
    Lajme12 Shkurt 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira në orët e mëngjesit, ku menjëherë pritet shtim i vranësirave, të...
    Bota/Rajoni12 Shkurt 2025
    Presidenti Donald Trump përsëriti deklaratën për planin e tij që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e Gazës dhe për zhvendosjen e...
    Lajme12 Shkurt 2025
    Përfaqësuesi ligjor i kompanisë CACTTUS, Arianit Koci, ka thënë se kjo kompani është kontraktuar nga OSBE-ja për ta zhvilluar Aplikacionin Softuerik për...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Në lagjen "Toska" në fshatin Komogllavë të Ferizajt një punëtori e mobileve dhe një shtëpi  janë kapluar nga zjarri. Lajmin për Front...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Italia dëshiron që vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen me bllokun e Bashkimit Evropian para vitit 2030. “Ne jemi pro pranimit të...
    Bota/Rajoni11 Shkurt 2025
    Të paktën 12 persona janë lënduar, njëri prej tyre në rrezik për jetën, pasi një tren i shpejtë ICE është përplasur me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.