×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu e Abrashi takohen me Kurtin në Podujevë, ish-kryetari i komunës thotë se Kurti s’e meriton as me komunikue

    FrontOnline
    28 Nëntor 2020

    Festa e 28 Nëntorit e gjeti në heshtje zgjedhore Llapin e Zahir Pajazitit. Megjithatë, në Ditën e Flamurit busti i tij u vizitua nga i pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

    Këta të dy bënë homazhe te shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci, pas vizitës në Prekaz që bëri Kurti.Por, nga ana tjetër edhe bashkëvendësi i tij, Agim Veliu me bashkëpartiakun e tij Arban Abrashi, dolën në shesh.

    Dhe në një vend të vogël si Podujeva është i pashmangshëm takimi mes kundërshtarëve politikë.

    Agim Veliu  ka thënë se edhe pse e ka parë ish-shefin e tij nuk e ka përshëndetur.

    “Unë kam dal me Arban Abrashin në sheshin e Podujevës dhe jo për të bërë fushatë. Në shesh ishin edhe Albin Kurti dhe Shpejtim Bulliqi, por nuk folëm. Kurti s’e meriton as me komunikue”.

    Megjithatë, Bulliqi për klankosova.tv ka thënë se nuk e ka parë as njërin as tjetrin, por se ishin për të nderuar heronjtë e kombit.

    “Unë dhe Kurti jemi me një çajtore të qytetit pas homazheve që bëmë te shtatoret e heronjve në shesh”.

    Të dielën në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut do të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme./FrontOnline/

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot është mbledhur ku pritët të votohet për raportin e deputetes Dora Bakojnais e cila ka...
    Lajme16 Prill 2024
    I dyshuari për vrasjen e gruas së tij mëngjesin e së martës në Pejë, ishte shpallur fajtor për veprën penale dhuna në...
    Lajme16 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Kosovë, presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në familjen e Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai u...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se biseda me emisarin e BE-së së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qenë e...
    Lajme16 Prill 2024
    Haradinaj në përvjetorin e vëllait Shkëlzenit dhe bashkëluftëtarëve: Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari Kryetari i Aleancës për...
    Sport16 Prill 2024
    Ylli i Interit, Hakan Calhanoglu duke folur për mediat italiane, ka thënë se nuk preferon të flasë për ish-klubet e tij. Reprezentuesi...
    Lajme16 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vrasjes së sotme në Pejë që tronditi vendin, ku u vra...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 17 prill...
    Lajme16 Prill 2024
    Gazmend Hoxha, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tha se dhuna në familje është një fenomen më i gjerë, i cili...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.