×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Veliaj: Nuk ka asnjë fakt se më është gjetur ndonjë lek i pajustifikuar

    FrontOnline
    14 Shkurt 2025

    Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi sot se është akoma person i dyshuar, sepse nuk e kanë marrë dot të pandehur, ngaqë nuk kanë një fakt të vetëm.

    Veliaj i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit reagoi në rrjetet sociale, duke theksuar se në dosjen e SPAK-ut nuk gjendet dot një rresht ku të thuhet se i ka kërkuar apo marrë rryshfet dikujt ose se është gjetur ndonjë lek i pajustifikuar.

    Por ndërkohë, Veliaj tha se akuzohet për korrupsion.

    Sipas tij, duket se e kanë mbyllur brenda, pikërisht që të mos ballafaqohej me “faktet” e me gazetarët “kompetentë”, që furnizohen nga prokurorët edhe përpara avokatëve.

    Reagimi i plotë i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj:

    “Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që neveriten kur shikojnë se si dalin nga gjirizet mediatike fustanët e sime shoqeje. Por, a ma thotë dot kush, ku është maunia me gati 1 milion euro mall?

    Se për 1 milion euro mall duhet një dyqan si ai i brekëve dhe sutjenave të nuses së Sali fundërrinës në Bllok apo jo?

    Përderisa edhe lavamanët i shkulën nga vendi në gjithë ambientet në Tiranë e në Golem, për të kërkuar ndonjë varëse floriri të fshehur, në mure e dysheme, ku dihet botërisht se jetojmë në pallat të ndërtuar në vitin 2012 (kam hyrë në atë apartament kohë më parë se sa të bëhesha kryetar bashkie, leje e Komunës Farkë e Bardh Plakut, as e dhënë nga unë vetë), atëherë duhet t’i kishin provat materiale besoj, apo jo?

    Kanë blerjet online do thoni ju.

    Por, ja që e vërteta nuk është ashtu si thotë prokurori i fiksuar pas fustanëve të gruas time, që gjatë intervistës më tregonte se si kontrollonte gruan e tij dhe më pyeti edhe “çfarë hamë?”.

    Po po, e lexuat mirë, çfarë hani ju tha! Pa merak, se do j’ua tregoj edhe këtë, këtu jemi! U pa puna, ata me letra anonime dhe metoda sigurimse, unë me letra nga burgu, ku më morën peng pa gjyq.

    Po si është e vërteta?

    E vërteta ime do të dalë e gjitha, jini të bindur. Por, mundohuni të kuptoni, se sa më e vështirë bëhet kjo betejë krejt e pabarabartë, kur të marrin peng, siç më kanë marrë mua, dhe flasin vetëm ata, duke furnizuar gjirizët me “faktet” e tyre të njëanshme.

    Unë jam akoma person i dyshuar, se s’më kanë marrë dot të pandehur, ngaqë nuk kanë një fakt të vetëm, as në dosjen prej sigurimsi të Ols Dados. Aty nuk gjendet dot një rresht ku të thuhet se i kam kërkuar apo marrë rryshfet dikujt ose se është gjetur ndonjë lek i pajustifikuar. Por, ndërkohë unë akuzohem për korrupsion.

    A nuk duket se më kanë mbyllur brenda, pikërisht që të mos ballafaqohesha me “faktet” e me gazetarët “kompetentë”, që furnizohen nga prokurorët edhe përpara avokatëve?

    Gjejani vetë përgjigjen kësaj pyetjeje, se ndryshe nga Ols violina dhe gjithë fyejt e qemanetë e gjirizëve, unë nuk ngre akuza pa prova.

    Në thertoren e Erjon Banit – se vetëm sallë gjyqi nuk qe – kërkova që Ols Dado të largohet nga çështja dhe të futet në dosje si një prokuror që ka përdorur telefonin e paguar nga taksat për të kërkuar leje ndërtimi për veten e tij. Ndërsa, për adashin tim gjykatës s’kam çfarë them fare. I bërë njësh me prokurorin dhe i paduruar që t’i jepte Sali fundërrinës lajmin e mirë të pengmarrjes time pa gjyq.

    Bekime e përqafime të gjithëve, mbani besimin dhe kokën lart për Tiranën tonë që ka nevojë për energjitë pozitive të secilit, pavarësisht rrethanave të momentit! Forca!”./ATSH

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur replikës së radhës të Edi Ramës. Në një tjetër video të publikuara në...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë vijuar përplasjen mes tyre. Kreu i demokratëve Euroatlantikë publikoi një video ku akuzonte Ramën për manipulime...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Nëse vizitat mbretërore kanë të bëjnë me dërgimin e një mesazhi, atëherë fotografia e Princit të Uellsit në një tank pranë kufirit...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, i cili dyshohet për vjedhje. Policia ka publikuar fotografinë...
    Sport21 Mars 2025
    Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit drejt Murcias, ku do të...
    Lajme21 Mars 2025
    Binance, ekosistemi më i madh global i blockchain-it dhe platforma kryesore e shkëmbimit të kriptovalutave sipas volumit të tregtisë dhe numrit të...
    Sport21 Mars 2025
    Virgil van Dijk po kalon në muajt e tij të fundit si lojtar i Liverpoolit. Me kontratën e tij që pëfundon në...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kërkuar heqjen e masës “detyrim paraqitje”. Siç raporton Top Channel, çështja është regjistruar ditën e sotme...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka shkarkuar nënkryetaren Sara Goxhaj dhe sekretarin e Përgjithshëm Alban Dokushi pasi rimori...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.