×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vdes vëllai i Donald Trumpit, Robert Trump

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    Vëllai i Donald Trumpit, Robert Trump, ka vdekur të shtunën në mbrëmje në moshën 71-vjeçare. I ndjeri ishte i shtrirë në një spital të Nju Jorkut. Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur presidenti amerikan përmes një deklarate.

    Kreu i Shtëpisë së Bardhë e vizitoi vëllanë e sëmurë në spital të premten pasi zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se Robert Trump është i sëmurë rëndë. Zyrtarët ende nuk e kanë publikuar shkakun e vdekjes, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

    “Me zemër të rënduar e ndaj lajmin se vëllai im i mrekullueshëm, Robert, vdiq paqësisht sonte. Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte shoku im më imirë. Ai do të na mungojë shumë, por ne do të takohemi përsëri. Kujtimi për të do të vazhdojë të jetojë në zemrën time përgjithmonë. Robert, të dua. Pusho në paqe”, thuhet në deklaratën e presidentit Trump.

    Robert Trump raportohet se ka qëndruar në repartin e kujdesit intensiv për disa ditë gjatë muajit qershor për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

    Në të njëjtin muaj, ai dorëzoi një padi në përpjekje për bllokimin e botimit të librit të mbesës Mary, ku tregohen shumë gjëra rreth familjes Trump.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Vatikani ka thënë se Papa Françesku ka pneumoni në të dyja mushkëritë. Infeksioni respirator i Papës përfshin edhe bronkitin astmatik, i cili...
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Pas njoftimit të djeshëm se në shkollën fillore “Kirili e Metodi” në fshatin Rramanli të Kumanovës tek një nxënës është konfirmuar zgjeba,...
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Lajmet që vijnë nga mediat ndërkombëtare për shëndetin e Papa Françeskut janë shqetësuese. Dy burime për Politico kanë thënë se Papa po...
    Të tjera
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Panamasë, Jose Raul Mulino Quintero,...
    Kronika18 Shkurt 2025
    Sot nga Hetuesit policor të Kryeqytetit është arrestuar një person i dyshuar për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti...
    Vip18 Shkurt 2025
    Reperi i njohur shqiptar, Fero, i cili tashmë ka ndryshuar emrin në Khattab, ka folur hapur për jetën dhe karrierën e tij....
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidenti i Hungarisë, Tama Sulyok, e ka uruar presidenten e vendit, Vjosa Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Sulyok në mesazhin...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë pritet që të mbahet nesër konferencë për ecurinë e çështjes në gjykimin ndaj...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Altin Krasniqi, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet – i votuar me të madhe në këto zgjedhje të 9 shkurtit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.