×
  • Lajme
  • Lajme

    Vde*s Sylejman Shaqiri, ish-drejtor i përgjithshëm i RTK-së

    FrontOnline
    19 Prill 2025

    Ka ndrruar jetë ish-drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Sylejman Shaqiri.

    I lindur në Ferizaj, Sylejman Shaqiri filloi rrugëtimin e tij profesional në gazetari në fillim të viteve ’80, duke lënë gjurmë në secilin institucion ku punoi. Karrierën e nisi në “Radio Ferizaj”, ku për dy dekada u dallua si gazetar, kryeredaktor dhe më pas drejtor.

    Në vitin 1988, u bë pjesë e Radiotelevizionit të Prishtinës, ku shërbeu si gazetar dhe redaktor përgjegjës i Programit Informativ Politik, deri në mbylljen e dhunshme të këtij institucioni nga regjimi serb.

    Pas kësaj periudhe sfiduese, kontributin e tij e vazhdoi në Radio Kroacia në Zagreb dhe më pas në Radio Tiranë.

    Pas çlirimit të vendit, Shaqiri u rikthye në Ferizaj, për të dhënë kontributin e tij në rindërtimin e mediave lokale.

    Në vitin 2000, u bë pjesë e Radiotelevizionit të Kosovës. Fillimisht si autor dhe redaktor i emisioneve informative dhe debatuese, më pas si drejtor i Radio Kosovës dhe radios Blue Sky, kryeredaktor në RTK, dhe producent ekzekutiv për programet e minoriteteve dhe transmetimet ndërkombëtare të RTK-së.

    Në vitin 2010, arriti në kulmin e karrierës së tij, duke u emëruar drejtor i përgjithshëm i RTK-së.

    Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit të mirënjohur ferizajas, ish drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, Sylejman Shaqiri, familja e të ndjerit në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Klubin e Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj orën 14:00 në Teatrin “Adriana” në Ferizaj, organizojnë mbledhje komemorative, në kujtim të jetës dhe veprës së tij.

     

    Aliu: Ferizaj është më i varfër pa Sylejman Shaqirin

    Kryetari i Ferizajt ka ngushëlluar familjen e Shaqiri me rastin e vdekjes së Sylejman Shaqirit.

    Aliu thotë se me dhembje e pikëllim të thellë, u morë lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur, ish-drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, mikut të tij të çmuar, ferizajasit të shquar, Sylejman Shaqiri.

    “Sa e rëndë është kjo ditë, ky pikëllim për amshimin e Sylës, të rrallit personalitet që gjithë jetën e tij, rrezatoi mirësi, virtyte të çmuara njerëzore, vlera të dëshmuara profesionale e mbi të gjitha misionin që ai kishte gjithë jetën, misionin për të vërtetën, për informimin e publikut”,  thuhet në telegramin e ngushëllimit.

    Aliu thekson se sot Ferizaj është më i varfër, pa emrin e tij, pa Sylejman Shaqirin, që mishëronte ferizajasin e shquar e të përkushtuar në profesion.

    “Gazetaria shqiptare humbi një nga emrat e përveçëm të saj, porse krenarë na mban trashëgimia e tij, vepra jetësore që la prapa, si udhërrëfim për brezat e sotëm e të së ardhmes. Lamtumirë miku im, Sylejman Shaqiri! Lamtumirë ferizajas i rrallë! Ngushëllime familjes Shaqiri, kolegëve të profesionit, miqve e të njohurve të të ndjerit! Shpirti i tij, u prehtë në paqen e parajsës së paskaj”,  përfundon telegrami i ngushëllimit i kryetari të Ferizajt.

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2025
    Kjo javë në Kosovë do të karakterizohet me një ngritje të ndjeshme të temperaturave, si dhe me depërtimin e koncentrimeve të pluhurit...
    Lajme19 Maj 2025
    Eugen Cakolli, menaxher i programit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka deklaruar se ndërhyrja e cilitdo aktor për të zbutur tensionet...
    Lajme19 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë një postim prekës me rastin e vdekjes së babait të tij. Ai ka...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar sot nga Policia në Njësinë e Patentë-Shoferëve në Prishtinë, ku...
    Vip19 Maj 2025
    Gjesti gjatë një koncerti të fundit është përballur me një situatë të pazakontë që mori vëmendje të madhe. Teksa po performonte live...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Putin thotë se telefonata me Trump ishte informuese dhe e sinqertë, raportojnë mediat shtetërore ruse. Sipas mediave shtetërore ruse, Vladimir Putin ka...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Presidenti Donald Trump ka thënë se telefonata e tij me Vladimir Putinin “shkoi shumë mirë” dhe Rusia e Ukraina “do të fillojnë...
    Lajme19 Maj 2025
    Krahas angazhimeve të shumta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve...
    Lajme19 Maj 2025
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me zëvendëskryeministrin e Kurdistanit në Irak, Qubad Talabanin. Përmes një postimi në Facebook,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.