×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes polici 52-vjeçar nga Gjilani

    FrontOnline
    17 Shkurt 2021

    Dugagjin Mehmeti, zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, ka ndërruar jetë sot në moshën 52-vjeçare.

    Lajmi për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kjo drejtori, përmes një njoftimi për media.

    “Të nderuar ju njoftojmë se sot, më 17 shkurt 2021, në moshën 52 vjeçare, ka ndërruar jetë zyrtari policor nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan, Njësia për Këshillim dhe Përkrahje –  Dugagjin Mehmeti nga Gjilani”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Mehmeti i përkiste gjeneratës së IV të Policisë së Kosovës, që kishte filluar punën në viti 2000.

    Karrierën në polici ai e kishte filluar në Stacionin Policor në Gjilan, duke punuar ndershëm dhe me përkushtim në njësite të ndryshme.

    Një kohë të gjatë ai ishte mbikëqyrës në Njësinë për Këshillim dhe Përkrahje në Gjilan.

    “Ne kolegët që punuam gjatë me të do ta përkujtojmë si një pjesëtar të devotshëm të Policisë së Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.

    Varrim i të ndjerit do të bëhet sot në fshatin Pasjak, pas Namazit të Drekës.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit e ka cilësuar ndryshe nga ai i viteve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.