×
  • Sport
  • Sport

    Vdes përfaqësuesi i FFK-së në Zvicër, Agim Ademi ngushëllon familjen e tij

    FrontOnline
    07 Maj 2021

    Ka ndërruar jetë pronari i mobilierisë së njohur kosovare në Zvicër, Palma, Zekirja Shahini. Ai njihej si përkrahës i madh i futbollit kosovar që nga koha e ish-presidentit Fadil Vokrri e deri në ditët e sotme.

    Lajmi për vdekjen e tij e ka tronditur edhe të parin e futbollit kosovar, Agim Ademi, i cili nëpërmjet një shkrimi ka kujtuar kontributin e biznesmenit të shquar kosovar dhe njëherësh mbështetës i FFK-së në procesin e ndërtimit të ekipit kombëtar.

    Telegrami i plotë i presidentit të FFK-së:

    Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe përfaqësuesit të FFK-së në Zvicër, Zekirja Shahini.

    Ai ishte një personalitet i shkëlqyeshëm, njeri me kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën në çdo sferë, por veçmas në futboll dhe në ndërtimin e Kombëtares së Kosovës.

    Zeki që nga ditët e para ishte afër FFK-së dhe e ndihmoi me tërë kapacitetet e tij ndërtimin e një ekipi sa më cilësor të Kombëtares së Kosovës pas anëtarësimit në UEFA e FIFA.

    Ishte kudo ku ishte e nevojshme për të diskutuar me futbollistët dhe prindërit e tyre, veçmas me ata që jetojnë e veprojnë në Zvicër, në mënyrë që të binden për projektin e FFK-së dhe për prezantimin sa më të denjë të Kosovës.

    Sot Familja Shahini e ka humbur njeriun më të dashur, shoqëria një mik të jashtëzakonshëm, derisa futbolli i Kosovës një dashamir dhe veprimtar të madh.

    Zeki e donte shumë futbollin, por mbi të gjitha Kombëtaren e Kosovës. Ishte i lidhur ngushtë me fanellën dardane dhe ishte përkrah nesh kudo ku luanin Dardanët. Thjesht, ishte njeri fantastik – humanist dhe atdhetar i madh.

    Ai na la sot, por vepra dhe kontributi i tij do të kujtohen gjithmonë. Ishte nder për të gjithë ne që e kishim një mik dhe bashkëpunëtor si Zeki, i cili shpeshherë e la anash edhe familjen dhe biznesin e tij vetëm e vetëm që t’i shërbejë FFK-së dhe Kombëtares së Kosovës.

    Në emrin tim dhe tërë komunitetit të futbollit në Kosovë dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe të gjithë miqve të tij për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.

    Shpirti i tij u prehtë në paqe!

    Me pikëllim të thellë dhe respekt,

    Agim Ademi, president i FFK-së.

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Sport20 Prill 2024
    Të premten, gazeta spanjolle ”Mundo Deportivo”, ka raportuar se Zinedine Zidane është afër të bashkohet me Bayern Munichun Trajneri francez i cili...
    Sport19 Prill 2024
    Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i...
    Sport19 Prill 2024
    Haxhi “Robin” Krasniqi do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj. Boksieri nga Juniku për kundërshtar do të ketë portugezin, Jorge...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit për procesin për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat në...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një video nga Uashingtoni ku po qëndron ka njoftuar se për herë të parë në historinë...
    Sport20 Prill 2024
    Të premten, gazeta spanjolle ”Mundo Deportivo”, ka raportuar se Zinedine Zidane është afër të bashkohet me Bayern Munichun Trajneri francez i cili...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dalë me një reagim pas zotimit të Qeverisë se rruga Kijevë-Zahaq...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Kryeminsitri, Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se pasuri të paluajtshme e ka vetëm një banesë me sipërfaqe...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.