[wp-story]

Kronika

Vdes një person në Lipjan, Policia e quan vdekje të dyshimtë

Vdes një person në Lipjan, Policia e quan vdekje të dyshimtë
18:52 | 10 Janar 2020

Një person gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë në qytetin e Lipjanit.

Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësen e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila e ka konfirmuar lajmin.

“Me datën 9 janar 2020, rreth orës 16:00 në stacionin policor në Lipjan është hapur një rast Vdekje e dyshimtë. Viktimë në këtë rast është një person i gjinisë mashkullore, i cili është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërkohë që me rastin po merren njësitet kompetente policore”, ka thënë ajo./Front Online/

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera