Një femër derisa ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka vdekur dy ditë më parë.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Prishtinë, 28.06.2022-20:21. Është raportuar se viktima femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport./Front Online