Një person ka vdekur të mërkurën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i ndjeri ishte duke u trajtuar aty.
Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti po hetohet.
“Prishtinë 18.01.2023 – 19:50. Është raportuar se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar aty. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.