Vdes një 41-vjeçar nga Coronavirusi në Kosovë
Një 41-vjeçar ka vdekur si pasojë e koronavirusit në Podujevë.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shnëdetit Publik të Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ku u njoftua për numrin e rasteve të reja si dhe vdekjeve në 24 orët e fundit.
Në 24 orët e fundit janë raportuar gjithsej 690 raste nga 1.566 testime si dhe 16 të vdekur.
Më i riu për nga mosha është 41-vjeçari nga Podujeva, i cili tri ditë më parë u varros babai i tij, pasi vdiq nga koronavirusi.
41-vjeçari ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive.