Lajme

Vdes një 30-vjeçar në Klinë, Policia jep detaje

Vdes një 30-vjeçar në Klinë, Policia jep detaje
17:46 | 30 Shtator 2020

Një 30 vjeçar ka vdekur si pasojë e një incidenti që ka ndodhur në fshatin Krushevë e Madhe në Komunën e Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 14:40 policia është informuar se në fshatin Krushevë e Madhe, Komuna e Klinës, ka ndodhur një incident. Si pasojë e këtij incidenti një person i moshës 30-vjeçare ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Për detaje të tjera do të ju informojmë”, ka thënë Rugova, për Front Online.

 

Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera

Të tjera